Osmani nuk dekreton kryeprokurorin e Kosovës, numëron shkeljet ligjore që kanë gjetur gjatë procesit

Osmani nuk dekreton kryeprokurorin e Kosovës, numëron shkeljet ligjore që kanë gjetur gjatë procesit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të mos dekretojë kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj. Këtë vendim e bëri të ditur në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku tha se ka gjetur disa shkelje që lidhen me kryeprokurorin. 

Presidentja kosovare tha se i ka kërkuar Këshillit Prokurorial që të propozojë një emër tjetër për këtë post, duke u bazuar në merita dhe transparencë.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin  e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave. Duke pasur parasysh të gjitha shkeljet, përgjegjësia ime më obligon që mos të bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror”, tha Osmani.

Ajo shpjegoi se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtar.

"Disa nga shkeljet e evidentuar nga procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit janë: Shmangia nga zbatimi i kritereve ligjore për pozitën e kryeprokuror të shtetit; mohimi i mundësisë për mjet ankimor brenda KPK-së, për kandidatët e pakënaqur, përmes refuzimit arbitrar të raportit të komisionit për shqyrtim të kundërshtimeve; shkelje në procedurat e vlerësimit të reputacionit professional të kandidatëve; shkelje në procedurat të integritetit të kandidatëve. Do të parandalojë çdo veprim që do të mund të lëkund shtyllat e shtetit tonë, duke i shkelur parimet kushtetuese. Nuk do të lejojë të rrezikohen parimet kushtetuese për interes të askujt", tha Osmani.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 18/10/2023 08:31

    Luma baba luma me eshte mbushur shpia plot kasuma, Kish pas thane dikur motie nje Dukagjinas, po kta as kasuma nuk jan le shum ngjajne ne dylbera qe te gjithe duke filluar nga mender presednike osmanka, kurrci e deri tek kshilltari i kurrcit nje far skellzen gasi, kjo qe her paraqitet komandante her presednike her as dreqi nuk e kupton se çfar kam bindjen se gjithe kete "arsyetim" e ban per ta dekretuar dike nga qenefi i saj, ne mos burrin e vet apo dike te stervitur ne zyrat e SPS-it.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja