Osmani publikon ftesën e Presidentit Biden, konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci

Osmani publikon ftesën e Presidentit Biden, konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar sot ftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci, të organizuar për herë të parë nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ky Samit do të zhvillohet vitualisht më 9-10 dhjetor, dhe në të do të marrin pjesë liderë nga shumë vende të botës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe sektori privat.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Osmani ka thënë se e ka kuptuar javën e kaluar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, pas disa takimeve që ka realizuar në Uashington.

“Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë mes tjerash Osmani.

 

Më 12 nëntor edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Serbisë në këtë Samit.

Samiti për demokraci do të ketë tri tema kyçe: mbrojtjen kundër autoritarizmit, adresimin dhe luftimin e korrupsionit dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Pas takimit të parë dhe konsultimeve në të, Biden do të ftojë liderët botërorë sërish, që të diskutojnë rreth përparimit të bërë./REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar