Osmani: Serbia planifikon sulm hibrid ndaj Kosovës! Po përdor mercenarët e grupit Wanger për të nxitur tensione si Rusia në Krime

Osmani: Serbia planifikon sulm hibrid ndaj Kosovës! Po përdor mercenarët e grupit Wanger për të nxitur tensione si Rusia në Krime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Mercenarët nga grupi famëkeq 'Wagner' i Rusisë po punojnë me paraushtarakët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake të pashënuara në Kosovë. Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një intervistë për median britanike ‘The Telegraph’, Osmani tha se po zhvillohet një operacion për të hedhur bazat e një sulmi hibrit nga Serbia me qëllim rrëmbimin e territorit të Kosovës.

Përgatitjet e supozuara nga Serbia janë njëjtë si ato të aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur ushtarët rusë të veshur me uniforma të cilat nuk mbanin asnjë shenjë, përgatitën rrugën për hapat e mëtejshëm.

“Ata sjellin armë dhe uniforma por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj pa u quajtur operacion ushtarak”, tha zonja Osmani.

Sipas saj objektivi serb është të përgatisë situata për një aneksim të mundshëm, jo përmes një operacioni ushtarak tradicional, por përmes një lloj sulmi hibrid".

Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një nga linjat e konflikteve më të mëdha në Ballkan, është përfshirë nga tensionet për muaj të tërë, të shkaktuar fillimisht nga një mosmarrëveshje për lejet e drejtimit. Serbët, të cilët janë shumicë e popullsisë në veri të Kosovës, ishin të zemëruar që u urdhëruan të heqin licencat dhe targat e tyre të lëshuara nga Serbia dhe të miratojnë ato të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Për pasojë u ngritën barrikada dhe pati sulme të ndërsjellta mes policisë së Kosovës dhe grupeve serbe.

Presidentja e Kosovës, zonja Osmani, pohoi se Beogradi po vazhdon të nxisë tensionet në rajon, në bashkëpunim me Wagner Group të Rusisë, i cili kohët e fundit filloi fushatat për rekrutët serbë për luftën në Ukrainë.

“Strategjia e fshehtë për të kontrabanduar armët për një aneksim të dyshuar është duke u zhvilluar për të paktën gjashtë muaj, tha zonja Osmani. Synimi është pikërisht i njëjtë me atë të përdorur nga Vladimir Putin në Krime nëntë vjet më parë, pohoi ajo.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 12/02/2023 07:49

    E nderuare Zonja Osmani a e dini se e gjitha qe ndodhe ne Kosove behet me lejen e Perendimit,ose i kane mbyllur synte qe nesr dote thonin qe neve nuk kemi konstatuar sgje keshtu ti jepet faji Allbinit dhe Kosoves,gjithashtu perendimi e ka lejuare Serbine qe ti armatose Serbet e Kosoves dhe ata jane ma te armatosur se NATO,dhe KFORI se bashku pra si me duket mua qe perendimi eshte bere pishman qe e lejoj Kosoven te theras shtetin sovran dhe njohjen e saj ,ata kishin per qellim vetem te ndalonin Gjenocidin e Milloshit dhe asgje tjeter ju detyruan te nenshkruani mareveshtje qe jane nji katastrofe per Kosoven si e shihni edhe vet sot Kosova ka mbetur ne gjysem ruge vetem nji kapitullim e shpeton Kosoven.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?