Osmani vizitë në Kroaci: Serbia fshihet pas sulmit të Banjskës! Milatoviç: Sanksionet e BE, të njëanshme, Borrell kundër Prishtinës! Spanja s’e njeh Kosovën

Më një gjuhë të ashpër, presidenti kroat Zoran Milanoviç sulmoi Bashkimin Evropian për sanksionet që i ka vendosur në mënyrë të njëanshme Kosovës. Gjatë konferencës me homologen Vjosa Osmani, Milanoviç ftoi Prishtinën zyrtare që t’i bojkotojë, ndërsa akuzoi përfaqësuesin e lartë Joseph Borrell se po e drejton politikën evropiane kundër Kosovës.

“Unë jam kundërshtar i sanksioneve. Edhe Kosova është nën disa sanksione të caktuara. Sanksionet përcaktohen nga Këshilli i Sigurimit. Janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. I ftoj që t’i bojkotojnë ato. Masa që i ka ndërmarrë Komisioni Europian, nga zoti Borrell, i cili shpresoj që së shpejti të shkojë në pension, pra nuk janë masa të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave, por masa të ndërmarra nga Komisioni Europian, nga Borrelli dhe ekipi i tij, të cilat ndalojnë dhe na kërcënojnë të gjithë ne të takohemi në disa nivele me përfaqësues të Kosovës në nivel të lartë”, tha Milanoviç.

Nga Zagrebi, presidentja Vjosa Osmani renditi edhe njëherë faktet që sipas saj tregojnë se Serbia është drejtpërdrejt e përfshirë në sulmin e Banjskës më 24 shtator.

“Mbi 100 terroristë hynë më 24 shtator në Kosovë bashkë me armatime të dala nga ushtria serbe. Serbia ta mësojë se s’mund t’ia hedhë paq nëse sulmon fqinjët. Po s’e ndalëm, Vuciç do të na sulmojë prapë. Ne do të mbrohemi", tha Osmani.

Edhe për presidentin kroat, Serbia nuk kontribuon në mënyrë konstruktive në rajon. Duke iu referuar këtij shteti Milanoviç tha se përgjatë historisë ka pasur shumë vrasje e komplote, të cilave Kroacia arriti t’u mbijetojë, por me çmim të lartë.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë