Reperi shqiptar Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë gjithashtu dënimin për Albert Krasniqin, anëtarin e Babastars, me 8 mijë euro gjobë dhe me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyej me para.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2016 dy grupet OTR dhe Babastars patën një sherr mes njëri-tjetrit. Gjithçka ndodhi rreth orës 17:15 në parkingun përpara hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë. Sherri avancoi dhe në përdorimin e armëve dhe i plagosur mbeti Noizy, lideri i grupit OTR. Kjo betejë u zhvendos në gjykatë dhe sot u dha dënimi përfundimtar.
Si pasojë e këtij konflikti Noizy është përballur para dy ditësh për herë të parë në gjyq me një nga anëtarët e grupit Babastars, Albert Krasniqin. Të dy pranuan veprimet e tyre dhe iu shfaqën të penduar para trupit gjykues. Kujtojmë që Rigels Rajku dhe Albert Krasniqi kanë bërë paqe tashmë dhe janë shfaqur së bashku edhe duke drekuar.