P/buxheti 2013, KQZ kërkon 30 mln
më shumë për magazina e makinë

P/buxheti 2013, KQZ kërkon 30 mln <br />më shumë për magazina e makinë
TIRANE - Mbetet ende i pasaktësuar fondi që do të marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga buxheti i shtetit për vitin 2013.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Çështjeve Ligjore, përfaqësuesja e Institucionit të Menaxhimit të Proceseve Zgjedhore kërkoi shtimin e një shume prej 30 milionë lekë më tepër se sa ishte përcaktuar në draft. Kjo shumë sipas saj është planifikuar të përdoret për rikonstruksionin e dy magazinave që mbajnë materialet zgjedhore dhe blerjen e një automjeti.

“Ne në mënyrë të vazhdueshme kemi ngritur përpara këtij Komisioni, por edhe në negociatat me Ministrinë e Financave, nevojën për rikonstruksion e njërës prej magazinave në Lundër. KQZ-ja ka dy magazina në Lundër në pronësi, njëra prej të cilave është tërësisht e rrënuar, komplet jashtë funksioni”, - u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e KQZ, Arjona Mancaku.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Ilir Rusmali i cilësoi këto kërkesa të drejta.

“Kërkesa e tyre për magazinë është kërkesë për të ruajtur dhe mirëadministruar mjetet që kanë në dispozicion”, tha Rusmali.

Më herët Komisioni diskutoi edhe projektbuxhetin për Ministrinë e Drejtësisë, që në total arrin 74 milion dollarë.

“Ndërtimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, i Shkallës së Parë të Gjykatës Administrative, i Gjykatës së Apelit dhe i Gjykatës së Apelit Administrativ. Faza e dytë, që do të jetë në krahun tjetër të bulevardit, me të cilin jemi duke punuar me bashkinë, do të jetë Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese dhe në një perspektivë tjetër do të jetë Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pra ky do të jetë besoj investimi më i rëndësishëm për të gjithë sistemin e drejtësisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Ministri Eduard Halimi tha ndër të tjera se Pallati i Drejtësisë, do të nisë të konkretizohet vitin e ardhshëm me një fond rreth 14 milionë euro.

Sa i takon kompensimit të pronarëve, Ministria ka parashikuar për kompensim njësoj si vitin e kaluar, shumën prej 3 milion dollarë.

(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?