VATIKAN - Dy pëllumba që lëshoi Papa Francesku nga Vatikani si një akt për të simbolizuar shpresën për paqe, u sulmuan nga një sorrë dhe një pulëbardhë. Ata u sulmuan menjëherë përpara dhjetra pelegrinëve.

Pranë Papës kur u lëshuan pëllumbat, qëndronin edhe edhe dy fëmijë. E para që sulmoi pëllumbat ishte pulëbardha, e cila u pasua nga një sorrë.

Për fat të mirë, pëllumbat shpëtuan me aq, përveç se humbën disa pupla. Rrjetet sociale u përfshinë nga komentet për këtë incident. Disa prej komentuesve e quajtën këtë situatë si ironike, kurse disa të tjerë si një 'shenjë të keqe'.  

Ky incident ndodhi të dielën, kur Papa Francesku u lut për të filluar një dialog konstruktiv në Ukrainë dhe për të ndaluar protestat që kanë përfshirë vendin prej disa kohësh.

Ai bëri thirrje për t'i dhënë fund përleshjeve. Udhëheqësit e opozitës vijojnë protestat e tyre duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit të Ukrainës.


pellumb
Foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)