Përballja me Rumaninë, Bushi: 
Do të kemi një ndeshje të fortë

Përballja me Rumaninë, Bushi: <br />Do të kemi një ndeshje të fortë
Në një lidhje telefonike me Andi Kapxhiun për emisionin ‘’Dreka franceze’’ në Report Tv, menaxheri i Kombëtares Shqiptare Alban Bushi ka deklaruar se skuadra e kuqezinjve është mëse e karikuar për ndeshjen që mund të na dërgojë në raundin tjetër.
 
Sa i përket formacionit final Bushi është shprehur se në orën 18:00 do të bëhet publik. Sipas tij nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar të Shqipërisë dhe i vetmi kufizim që kemi vjen nga pezullimi i Kukelit.
 
Alban Bushi është shprehur: ’’Besojmë se do të kemi një ndeshje të fortë pasi ekipi është shumë kompakt dhe ka fituar një eksperiencë të madhe, shpresojmë për një fitore të ndeshjes’’.

Duke ju referuar atmosferës së tifozëve Bushi tha se në hotelin ku është vendosur kombëtarja ka shumë shqiptarë. Ai gjithashtu ka falenderuar sportdashësit në Shqipëri dhe Francë për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë