TIRANE- Në orën 16:00 trupi i pajetë i Santos u përcoll për në banesën e fundit pranë Varrezave të Sharrës. Ishin vetë familjarët e bankierit të suksesshëm që njoftuan për këtë ceremoni, ndërsa hapën derën për të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan Artan Santon. Amaneti i njeriut që jetoi e punoi me ritëm të lartë u vu në vend. Familjarët e përcollën biznesmenin dhe bankierin e njohur Artan Santo në banesën e fundit, pa e futur në shtëpinë e tij. Kortezhi me trupin e pajetë u përshëndet për herë të fundit me Tiranën e tij, bankën “Credins” që i kushtoi jetën, punonjësit e selisë qendrore të institucionit bankar, që mbuluan me lule vendin ku ai u qëllua për vdekje në një atentat të mirëorganizuar një ditë më parë.
Makina me trupin e pajetë të Santos, e mbuluar me lule të bardha, u ndal në derën e selisë qendrore të bankës së tij, ku e pritën me lule në duar, lotë në sy e dhimbje të madhe punonjësit e bankës “Credins”. Më pas vijoi rrugën drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet përgjithnjë Artan Santo.
Biznesmeni Santo, u qëllua mizorisht për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar dy ditë më parë rreth orës 9:30 në zonën e ish-Bllokut, në zemër të Tiranës, pranë selisë qëndrore të bankës “Credins”, teksa ishte duke hyrë në institucion. Vrasja ka tronditur thellë mbarë opinionin shoqëror, arenën politike, mediatike e biznesmenë në vend, duke qenë se Artan Santo njihej si një biznesmen dhe bankier tepër i suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë kufijve. Autorët qëlluan në një zonë tepër të frekuentuar nga kryeqytetasit, u larguan pa mundur të ndalohen nga policia.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com