Gjykata e Lezhës ka vendosur që të dënojë me 30 vite burgim babain e një 17 vjeçareje e cila u përdhunua nga ai e më pas i dha fund jetës. Gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë, trupi gjykues vendosi që të lërë 30 vite në burg babain, Fatmir Mekrizvani që e përdhunoi të bijën dhe ajo nga gjëndja e rënduar psikologjike piu fotoksinë dhe i dha fund jetës.
30 vite burg Mekrizvanit i janë dhënë për vepren penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Vajza e përdhunuar ndërroi jetë në spitalin e Lezhës e cila i rrëfeu psikologes se kishte qenë babai i saj që e kishte përdhunuar, ndaj dhe ajo konsumoi fotoksinë duke i dhënë fund jetës.
Familjarët e Xhoanës patën deklaruar se nuk është e vërtetë që ajo ishte përdhunuar nga i ati i saj, por sipas Policisë së Lezhës adoleshentja kishte deponuar se babai i saj e kishte përdhunuar, duke sjellë edhe arrestimin e Fatmir Mekrizvanit.
Adoleshentja kishte paraqitur para policisë edhe një video që implikonte të atin, ndërsa akoma më rrenqethëse ka qenë dëshmia e saj e bërë para policisë.
Xhoana Mekrizvani, pati thënë se babai i saj e ka ngacmuar seksualisht atë që në moshën 12-vjeçare, ndërsa ende pa mbushur 16 vjeç ishte dhunuar seksualisht.
Ajo kishte treguar se, ishte marrë me forcë dhe ishte përdhunuar në një vend të fshetë.
Pas ngjarjes tragjike familjarët e 17-vjeçares patën regaur ashpër duke deklaruar se ngjarja është manipuluar nga policia dhe se i ati nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Redakisa Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com