Ministria e Financave, në vijim të respektimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, për pjesëmarrjen e punonjësve të administratës në fushatë, ka nisur një inspektim në terren të institucioneve në varësi të saj.
 
Sipas ministrisë grupet e punës të ngritura për këtë qëllim janë fokusuar sot në inspektimin e doganave kufitare për të kontrolluar nga afër zbatimin e detyrave funksionale nga punonjësit si dhe respektimin e rregullave që vendos Vendimi i Këshillit të Ministrave.
 
 Ministria e Financave nëpërmjet një deklarate për mediat, u bën thirrje edhe qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake apo në veprime të tjera me karakter korruptiv. 


Redaksia Onlin
J.Sh Shqiptarja.com