Në vitin 2012, Rob Kardashian u nda nga Rita Ora në mes të pohimeve të pabazuara se ajo e tradhëtoi atë.
Megjithatë kjo ka ndodhur përpara gjashtë vjetësh dhe gjithçka është harruar në klanin Kardashian, Rita është parë duke u kënaqur me një bisedë me nënën e Robit, Kris Jenner dhe motrën Kim Kardashian në Lorraine Schwartz në LA.
“Shpërthim eksploziv” pati Rob në Twitter pas ndarjes me Ritën.
"Si mundet një grua që është kaq e zënë që të përpiqet të fillojë karrierën e vet, të ketë kohë që të jetë me kaq shumë tradhëti, ndërsa është në një marrëdhënie ?! Unë jam në të vërtetë i lodhur.”, shkruante Rob Kardashian në Twitter-in e tij, duke e kritikuar shumë herë besnikërinë e Rita Orës.
Pas ndarjes nga Rob, Kim dhe Kris “shfrynë” të gjithë inatin ndaj Ritës duke e bojkotuar në çdo event apo dalje publike.
Pavarësisht nga situata, gjërat dukeshin të harruara nga Kim dhe Kris. Ato u panë në një bisëdë të afërt me këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Rita Orën.
e.gj/Shqiptarja.com