Ndërsa presidenti Barack Obama dhe lideri kuban Raul Castro mbërritën në Panama për Samitin e Amerikanëve. Mësohet se Departamenti Amerikan i Shtetit ka rekomanduar që Kuba të hiqet nga vendet që sponsorizojnë terrorizmin.

Ministrat e Jashtëm të dy vendeve kanë nisur prej kohësh takimet. Sekretari Amerikan i Shteti John Kerry “ka bërë progres” në bisedimet me ministrin e jashtëm Bruno Rodriguez gjatë natës së të enjtes ndërsa të dy vendet po përpiqen të lënë mënjanjë dekada armiqësie e për të rivendosur marrëdhënie të plota diplomatike.

Ndërkohë Presidenti Obama më herët në Jamaica bëri thirrje për durim përsa i përket marrëdhieve SHBA-Kubë. Takimi i nivelit të lartë mes ministrave të jashtëm të dy vendeve është i pari që prej 1958-ës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)