Përgjegjësitë penale të mjekëve
rishikohet ligji i ushtrimit të detyrës

Përgjegjësitë penale të mjekëve<br />rishikohet ligji i ushtrimit të detyrës
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të rivlerësojë legjislacionin sa i përket përgjegjësisë penale të mjekëve në ushtrimin e profesionit me qëllim përmirësimin e tij.
Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që Ministri i Shëndetësisë kishte me përfaqësues të institucioneve shtetërore e publike që kanë rol në mbarëvajtjen e profesionit të mjekut
 
Përmes këtij rivlerësimi synohet qartësimi i pozicionit dhe përgjegjësive të mjekëve, krijimi i kushteve më të mira për ushtrimin e detyrës, por edhe krijimi i një klime të re mirëbesimi ndërmjet mjekut e qytetarit

Kreu i shëndetësisë u shpreh midis të tjerash se, “ky takim do të ndihmojë në nxitjen e një diskutimi për vlerësimin e kuadrit ligjor për ushtrimin e profesionit të mjekëve, me qëllim qartësimin e pozicionit dhe përgjegjësive të tyre dhe krijimin e kushteve më të mira për ushtrimit të detyrës, por edhe krijimin e një klime të re mirëbesimi ndërmjet mjekut, pacientëve e qytetarëve”.
 
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje të gjithë të interesuarve që ti drejtohen secilit prej institucioneve që janë pjesë e këtij diskutimi për komente, sugjertime apo kontribute në këtë proces. 
 
Në takimin e drejtuar nga Ministri i Shëndetësisë,  Ilir Beqaj, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Avokatit të Popullit, Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Universitetit të Mjekësisë, Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tranës dhe Shkollës së Magjistraturës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)