Vëzhgimet, hulumtimet dhe studimet kriminologjike ditëve tona në shkallë globale tregojnë, se si veprimtaritë e grupeve të organizuara kriminale shfaqin prirje drejt një profesionalizmi dhe kompleksiteti më të specializuar. Të gjitha këto studime përqëndrohen më së shumti jo aq te format e krimit tradicional, se sa te ato të krimeve të organizuara dhe ekonomike, te kuptimi, lidhja e ngushtë e tyre dhe zonat ku i gjejmë ato. Në këto zona, grupet e krimit të organizuar janë të orientuar kryesisht drejt krimeve ekonomike, për të maksimalizuar mundësitë e përfitimit dhe, njëkohësisht, për të minimizuar rreziqet.
Pra, zgjedhin fusha të atilla veprimi, ku avantazhet në aspektin e pasurimit ilegal peshojnë më tepër se sa disavantazhet në termat e zbatimit të ligjit (risku për t’u zbuluar apo identifikuar, për t’u arrestuar apo ndjekur penalisht dhe për t’u konfiskuar pasuritë e rrjedhura prej aktiviteteve kriminale). Nga ana tjetër, autoritetet e zbatimit të ligjit në vendet e zhvilluara janë specializuar dhe përforcuar në ndjekjen penale, veçanërisht të krimeve ekonomike, që zakonisht janë të vështira për t’u hetuar dhe shoqërohen me dënime më pak të rënda nga ato që aplikohen për veprat më klasike të krimit të organizuar.
Aktualisht, sidomos në këtë fushë, një kërcënim real përbën edhe kriminaliteti kibernetik apo krimi me përdorimin e mjeteve elektronike, shenjat e para të të cilit janë shfaqur edhe në Shqipëri. Zhvillimi i mjeteve kompjuterike në një kohë me zhvillimin e globalizimit ekonomik, edhe këtu mund të shkaktojnë, veç të tjerash, zhvendosjen e investimeve financiare, duke rritur numrin e transaksioneve online. Pasojë e pashmangshme është që krime të tilla, si pastrimi i parave etj, i lënë vend kryerjes së veprave penale me qëllim përfitimi, duke përdorur mashtrime online, ku mundësitë e ofruara nga kompjuterët janë në gjendje të prodhojnë një tipologji të gjerë të sjelljes kriminale. Pikërisht, përhapja e këtij lloj krimi po vë në dyshim, sipas vlerësimit të kriminologëve në mbarë botën, kategoritë tradicionale të së drejtës dhe të drejtësisë penale dhe, veçanërisht, atë të juridiksionit.
Në përgjigje juridike të përditësimit gjithnjë e më shumë të këtyre kushteve, të evolucionit të teknologjive dhe qëllimit përfitues e abuzues të mundshëm gjatë shfrytëzimit të këtyre teknologjive, nga Prokuroria e Përgjithshme iu dha së fundmi mediave njoftimi, sipas të cilit, në strukturat e këtij organi të ndjekjes penale dhe mbrojtjes së akuzës në gjyq në emër të shtetit, tashmë është krijuar edhe sektori i hetimit ndaj kriminalitetit kibernetik. Në kushtet e mangësive të një përgatitjeje të plotë për specifikat që përbën ngritja e një strukture të tillë të re, qoftë për profesionistët tanë të ligjit, qoftë edhe për bazën materiale mjaft të kushtueshme, njoftimi i mësipërm mund të konsiderohet nga rrethe të caktuara specialistësh të fushave përkatëse edhe si produkt i një nxitimi, që së paku për disa kohë nuk do të justifikonte synimin për krijimin e këtij sektori.
Ndërkohë që, me këtë organizim sidoqoftë të nevojshëm të punës së Prokurorisë së Përgjithshme, në bashkëpunim dhe ndërveprim me agjencitë e zbatimit të ligjit të shteteve të zhvilluara, partnere të vendit tonë, dikur do të fillojnë të ndjehen frytet e hetimit të vazhdueshëm ndaj krimit kibernetik. Dhe për këtë bashkëpunim, vështirë se mund të ketë skepticizëm, aq më tepër kur dihet që, veçanërisht kriminaliteti kibernetik nuk i njeh kufijtë midis shteteve.
Paraprakisht mund të thuhet, ashtu sikurse pohojnë autorë perëndimorë nga vende mike, se ku mund të fokusohet vëmendja në veprimtarinë e këtij sektori të hetimit. Pra, te cilat sfera të aktiviteteve dhe te cila kategori e autorëve të mundshëm të kryerjes së veprave penale të tilla.
Së paku deri tani, autorë të mundshëm konsiderohen zakonisht të ashtuquajturit hakersa, një koncept ky që nuk pasqyron tipologjitë e ndryshme të njerëzve, të cilët bëjnë piraterinë e softuerëve. Por, një koncept i tillë vlerësohet, gjithashtu, si i përshtatshëm për të bërë dallimin midis hackers dhe crackers. Të parët vlerëshen si më pak të rrezikshëm përsa i përket sigurisë së rrjeteve të organeve publike dhe të kompanive të ndryshme ekonomike – tregtare, ngaqë ata zakonisht dhe përgjithësisht nuk synojnë shkatërrimin e sistemeve kompjuterike apo marrjen e informacionit konfidencial.
Qëllimi i tyre është më së shumti teknologjik, në disa raste edhe etik. Domethënë, dëshira dhe sfida e tyre që të provojnë aftësitë për të hyrë në sistemet e sigurisë. Ndaj kësaj kategorie, madje ka edhe një fokus të fortë sidomos nga ana e shoqërive tregtare dhe atyre të konsulencës së biznesit, duke synuar përfshirjen e hakerave në parandalimin e krimeve kompjuterike.
Përkundër tyre, crackers janë kriminelët e vërtetë kompjuterikë, prej të cilëve organet publike, organizatat ndërkombëtare dhe bizneset e fuqishme kujdesen të mbrojnë integritetin e rrjeteve përkatëse. Haine dhe Johnston, dy kriminologë të njohur amerikanë, në punimin e tyre të vitit 1999 “Global cybercrime hackers and crackers” i vlerësojnë ata si: “specialistë, të cilët manipulojnë pasiguritë që ekzistojnë në brendësi të sistemeve dixhitale për të kopjuar, alternuar, ndryshuar dhe/ose shkatërruar informacionin”.
Pra, objektivi kryesor i tyre është shkatërrimi i sistemeve ku ata depërtojnë. Dhe mungesa e etikës së tyre, në krahasim me atë të hakerave, ato subjekte i bën më të prirur për oferta kriminale. Gjithashtu, profili i crackers, aftësia e tyre për të depërtuar agresivisht te sistemet kompjuterike, mund të shfrytëzohen nga organizata kriminale, që duan të kryejnë mashtrim kundrejt një banke. Ose edhe kundrejt kompanive konkurrente, duke dashur të njohin sekretewt industriale. Por, përsa i takon këtij të fundit, pra, spiunazhit industriale, si krim ekonomik i përhapur, ai është vështirë për t’u parandaluar. Ndërkohë që vjedhja e informacionit nga konkurrentët, sot nuk mendohet të jetë shumë e vështirë, sidomos ndaj kompanive të mëdha që kanë dobësi edhe për numrin e lidhjeve telematike, sikurse edhe për numrin e madh të personave që mbajnë detyra prestigji dhe prandaj mund të mësojnë të dhëna sekrete.
Nejse, problemet e metodologjive që në përgjithësi tejkalojnë matjen e sensibilitetit të sjelljeve kriminale janë mjaft të shqueshme përsa u takon sanksioneve të pritshme. Dhe, pavarësisht rafinimit të metodologjive të përdorura, cilësia e të dhënave dhe përjashtimi i variabilave, të cilat ndikojnë mbi ato të vendosura në modelet aktuale, hë për hë vlerësohen si dy probleme më të rëndësishme. Nëse konsiderohet edhe numri i lartë i variablave që duhen shqyrtuar, mund të kuptohen vështirësitë që hasen për të arritur konkluzione të sakta, të sigura.
Në këtë kuadër, për çdo vepër penale është e domosdoshme të veçohet ajo që në literaturën kriminologjike dhe kriminalistike njihet si variabla proxies e ndëshkimit, domethënë, probabiliteti ose mundësia që subjekti i veprës penale të identifikohet, arrestohet dhe dënohet. Si edhe koha mesatare e ndëshkimit për atë vepër penale. Si edhe variabla të tjera, ndërmjet të cilave edhe ajo socio – demografike, siç është përbërja e popullsisë në moshë, racë, përqindja e banorëve në zonat urbane, të cilët kanë ndikim në marrjen e vendimit për të kryer vepra penale kibernetike.
Megjithë këto dhe të tjera vështirësi serioze, veçmas në kushtet e Shqipërisë me portofol të hollë të financave publike dhe të zhytyr në borxhe të trashëguara, që imponojnë marrje të borxheve të reja, ngritja e një sektori të hetimit ndaj krimeve kibernetike nuk duket pa ndonjë të ardhme. Nuk duket pa ndonjë të ardhme, po qe se do të bëhen përpjekje për të siguruar, në kuadër të ndihmave të ndërsjella midis agjencive analoge të zbatimit të ligjit, fillimisht profilizimin dhe specializimin e personelit të nevojshëm, si edhe instalimin e teknologjive të përshtatshme. Pa konkretizimin e këtyre përpjekjeve, çdo njoftim i Prokurorisë së Përgjithshme për ndërtimin e strukturave të reja efikase do të mbetej brenda klisheve retorike.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com