Përgjimet/Si të mos lejoni që “t’ju
fusin hundët” në telefonin tuaj?

Përgjimet/Si të mos lejoni që “t’ju<br />fusin hundët” në telefonin tuaj?
Celularët e sotëm janë superkompjuterë të mbushur me një sasi të madhe informacioni të vlefshëm mbi juve, që hacker-ët dhe kriminelët duan që ta vjedhin.

Celularët regjistrojnë të dhëna mbi jetën tuaj të përditshme, duke përfshirë tekste, emaile, fotografi, kalendarë, dhe lista numrash kontaktesh.

Ata mund të ofrojnë gjithashtu qasje të drejtpërdrejtë në llogarinë tuaj bankare; në llogaritë tuaja në Facebook, Twitter dhe në media të tjera sociale; apo edhe në llogaritë e shitjeve me pakicë si Amazon apo iTunes, bashkë me numra të kartave të kreditit që janë të lidhura me këto llogari.

Nëse telefoni juaj është i lidhur me kompjuterët apo emailin e punës, hacker-ët mund të kenë qasje edhe në të dhëna sensitive që lidhen me biznesin. Njerëzit që nuk i mbrojnë celularët e tyre vënë veten në rrezik përballë hacker-ëve, vjedhjes së identitetit, mashtrimit dhe krimeve të tjera kibernetike.

“Nga celulari i një personi mund të nxjerrësh aq shumë informacion, saqë praktikisht ti mund të ndërtosh një klon virtual të atij individi”, ka thënë pëe Bloomberg.com. Elad Yoran, dretor ekzekutiv i kompanisë së sigurisë së komunikimit, Koospan, Inc.,. Hackerët madje mund të përdorin atë që mësojnë për miqtë, familjen dhe kolegët, për të kryer sulme ndaj të tjerëve.

Sa problem i madh është pirateria informatike në celularë?

Është i madh dhe sa vjen e po bëhet më i madh. Sulmet ndaj celularëve i katërfishuan nga 2013 në 2014, në pothuaj 1.4 milionë sulme, sipas kompanisë së sigurisë kibernetike, Kaspery Lab.
Konsumatorët në SHBA, për shembull, humbën pothuaj 30 miliardë dollarë prej krimit kibernetik vitin e fundit, sipas kompanisë së sigurisë kibernetike, Symantec.
Dhe një në pesë kompani kanë vuajtur një shkelje të sigurisë të shkaktuar prej një pajisje celulare, sipas Croud Research Partners. Duke qenë se 68% e të rriturve në SHBA kanë në zotërim një celular, shumë njerëz janë në risk.
34% e zotëruesve të celularëve nuk bëjnë asgjë për të siguruar pajisjen e tyre celulare, as edhe të vendosin një kod bazë për ekranin, sipas Consumers Reports.
Lojtari i futbollit amerikan, Laremy Tunsil, kohët e fundit mësoi sesa mund të kushtojë pirateria në celular, kur dikush i vodhi një video në celularin  tij në të cilën shfaqej Tunsil teksa thithte marijuanë përmes një maske gazi, një gjë që i shtyu 12 ekipe profesioniste të mos merrnin në konsideratë, gjë e cila i kushtoi miliona.

Cfarë kontribuon për rritjen?
Ka dy faktorë kryesorë. Së pari, gjithnjë e më shumë njerëz po e përdorin celularin për punë-sidomos jashtë zyre, pa u menduar për risqet që vijnë kur ndodhesh në hapesirë publike.
Së dyti, gjithnjë e më shumë njerëz kryejnë transaksione monetare përmes celularëve të tyre.
Sidomos të lindurit pas viteve 2000 ndihen shumë rehat tek një biznes në internet; 94% e konsumatorëve nën 35 vjeç në fakt i qasen shërbimeve bankare përmes aplikacioneve në celularë.
Gjithë ai aktivitet financiar në smartphone, do të tërheqë pashmangshmërisht interesin e hacker-ave. “Kriminelët shkojnë atje ku është paraja”, thotë Al Pascual, një ekspert për sigurinë, për USA Today.

Cilat janë disa prej skemave, nga të cilat duhet të kemi kujdes?
Rrjetet e rremë Wi-Fi janë kurthe që përdoren shumë. Hacker-ët i vendosin për shembull në ndonjë kafene, hotel apo vende të tjerë që ofrojnë zakonisht WI-Fi.
Emri i rrjetit tingëllon i ligjshëm, por kur një përdorues hyn në të, ai i jep hacker-it qasje të drejtpërdrejtë në të dhënat e celularit të tij apo të saj.
Një tjetër taktikë janë viruset për celularë.
Ata mund të fshihen në aplikacione të rremë-nga 10.8 milionë aplikacione që u analizuan nga Symantec në vitin 2015, 3.3 milionë u identifikuan si viruse, si edhe në lidhje që dërgohen me email dhe tekste, të cilat gjoja e kanë burimin nga kompani të ligjshme. Më pas, këto programe mund të hyjnë në sisteme, të vjedhin fjalëkalime, apo të mbledhin të dhëna.
Por ndonjëherë hacker-ët mund të përdorin një skemë, ku nuk të përfshijnë fare ty, sipas një raporti të fundit të “60 minutes” në SHBA. Me asgjë më shumë se vetëm numrin e telefonit, ata mud të përgjojnë telefonatat tuaja, të gjejnë vendodhjen dhe madje t’ju spiunojnë duke përdorur kamerën e telefonit.

A nuk ndihmojnë fjalëkalimet?
Kyçja e telefonit tuaj me një fjalëkalim është një detyrim. Po kështu edhe përdorimi i fjalëkalimeve që nuk hamendësohen kollaj. Edhe nëse i kyçin telefonat, shumë njerëz veprojnë jozgjuarsisht, dhe mundësojnë që pajisjet e tyre elektronike të memorizojnë fjalëkalimet për në aplikacione me qëllim që t’i hapin kollaj, gjë që do të thotë se në ata aplikacione mund të hyjë kushdo, i cili më pas jua piraton telefonin.

Disa aplikacione dhe shërbime ofrojnë një sistem autentifikimi shumë faktorësh, një opsion i mirë ky, nëse është i disponueshëm.
Këta sisteme kërkojnë një fjalëkalim për të hyrë në llogari, pas të cilit ata dërgojnë një kod njëpërdorimësh, shpesh herë me sms, i cili gjithashtu duhet të futet nga ju. Identifikimi biometrik, si shenjat e gishtërinjve, veshi, apo skanimi i syrit,është një zgjedhje e mirë për sigurinë, e cila po fiton popullaritet.
Por ekspertët tregohen të matur për teknologjinë. Biometrike varet nga tiparet fizike që kriminelë të caktuar mund t’i vëzhgojnë dhe kopjojnë, paralajmëron Alvaro Bedoya, profesor i ligji në Universitetin e Xhorxhtaunit.

“Unë e di sesi duket veshi yt, nëse të takoj dhe mund të bëj një foto të tij me rezolucion të lartë, për së largu”, thotë Bedoya.
“Unë e di sesi i ke shenjat e gishtërinjve, nëse ne pijmë nga një gotë bashkë dhe më pas unë e marr gotën që ti ke prekur”.
Ai preferon fjalëkalimet, sepse ato janë “qenësisht private”.

Si ta bëni telefonin të sigurt
Që të shmangni piratët, bëjini zakon disa gjëra. Mbajeni gjithmonë sistemi i operimit dhe aplikacionet të përditësuar. Shpesh herë përditësimi i tyre ndreq pikat e dobëta që hacker-ët kanë mësuar si ta shpjegojnë. Po kështu shkarkoni aplikacione vetëm nga burime të sigurt; mund të kontrolloni informacione për krijuesin e tyre si dhe vlerësimet që janë bërë për të. Shmangni transaksionet në ËI-FI publike, dhe kur të bëni blerje apo biznes në internet, sigurohuni që e bëni në faqe në faqe që kanë adresat me “https”, në vend të “http”.

E para është një lloj entikriptimi-“s” do të thotë “sigurtë”-që mban të sigurta të dhënat që ju fusni në atë faqe.

Mos dërgoni informacione personale apo të dhëna për kartën e kreditit me tekst apo email, apo të klikoni me linke në emaile dhe tekste që nuk i keni kërkuar. Përdorni sisteme mesazherie të enkriptuar për komunikimin, si iMessage në Apple, Facebook Messenger apo WhatsApp.

Instaloni “Find your phone” në rast se telefonin e keni humbur apo jua kanë vjedhur; disa prej këtyre aplikacioneve ju lejojnë të fshini krej të dhënat në kompjuter, nëse është e nevojshme. bota.al

(d.b/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit