Përgjimi i prokurorisë, avokati
i Bamit: Klienti im të lihet i lirë

Përgjimi i prokurorisë, avokati<br />i Bamit: Klienti im të lihet i lirë
Avokati i Durim Bamit, Ilir Murati në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report tha se prokuroria duhej të pushonte procedimin penal ndaj klientit të tij tashmë pasi janë krijuar rrethana të reja, në lidhje me hetimin e dosjes Doshi. Murati tha se është njohur nëpërmjet medias në lidhje me ndryshimin e rrethanave të hetimit të çëshjes, ndërsa pohon se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga organi i prokurorisë. 

Murati tha se nuk ka dijeni për një përgjim të realizuar nga organi i akuzës, ndaj Durim Bamit, Tom Doshit dhe Mark Forrkut, ku dëgjohet se Durim Bami thotë: Këtë e dimë unë ti dhe ai. Ai tha se pasi të njihet me materialin në përfundim të hetimeve do të bëjë edhe kundërshtimet dhe qëndrimet e veta. 

Avokati i Bamit thotë se prokuroria duhet të pushojë çështjen dhe hetimin ndaj klientit të tij, Durim Bami. Sipas Avokatit Murati, nuk ka asnjë njoftim nëse prokuroria ka ndryshuar akuzën ndaj klientit të tij. Murati sqaroi se ai nuk është vënë në dijeni mbi këto akte të administruara nga prokuroria e krimeve të rënda dhe se do të kërkojë të vihet në dijeni në lidhje me këto akte dhe më pas do të mbante një qëndrim ligjor në lidhje me situatën.

Ai tha se në bazë të rrethanave të reja të krijuara nuk ka vend për një masë të sigurimit arrest me burg dhe se çështja ndaj klientit të tij, ose duhet të pushohet, ose masa e sigurimit së paku duhet të ndryshohet.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës