TIRANË - Policia e Shtetit në bashkëpunim me familjarët organizuan sot një ceremoni përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të rënies në krye të detyrës të “Dëshmorit të Atdheut” Allaman Dervishi. Familjarë, të afërm, miq e kolegë u mblodhën së bashku për të nderuar kujtimin e të paharruarit Allaman Dervishi, që plot 10 vjet më parë ra në krye të detyrës, për t’u gdhendur përjetësisht në Altarin e Kombit.
Në takimin përkujtimor organizuar në ambientet e Muzeut Kombëtar, Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato, duke shprehur vlerësimet për dëshmorin theksoi se Allamani jo vetëm në kujtesën familjare, por edhe në mendjet e zemrat e kolegëve do të mbetet si shembull i virtytit dhe moralit më të lartë të punonjësit të policisë në mbrojtje të rendit e sigurisë publike dhe ne jemi krenarë ndonëse ndiejmë dhimbje për çdo kolegun tonë që ndahet prej nesh.
Në emër të familjarëve të Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi, vëllai i tij Bilbil Dervishi, theksoi se duke përkujtuar Allamanin ne sot përkujtojmë të gjithë ata punonjës policie që si Ai kanë bërë sakrificën më sublime për një Shqipëri më të sigurt.
Më herët Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kolegë e familjarë vendosën kurora në memorialin e ngritur në nderim të Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi, në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore.
Mbi Dëshmorin e Policisë Allaman Dervishi
Allaman Dervishi u lind më 20.09.1969, në Kryezi të Pukës. Ishte i martuar dhe ka njw djalw. Ka filluar punë në strukturat e Policisë së Shtetit në vitin 1997, në kohën kur rendi e siguria në Shqipëri ishin të tronditura. Fillimisht në Komisariatin e Policisë Pukë, për të vazhduar më tej në Durrës e Tiranë.
Në shtator të vitit 2003 është emëruar kontrollor linje në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, ku shërbeu deri në ditën e rënies në krye të detyrës.
Gjatë gjithë kohës është shquar për devotshmëri, profesionalizëm e korrektësi në përmbushjen e detyrës dhe në marrëdhëniet me kolegët e qytetarët, të cilëve u shërbeu me përkushtim.
Më datë 24 maj 2004, duke qenë në shërbim së bashku me kolegun e tij Resmi Hasanpapaj, në hyrje të qytetit të Tiranës, vritet në krye të detyrës gjatë kohës që po tentonin të ndalonin një mjet të dyshuar, ndërkohë kolegu i tij mbeti I plagosur rëndë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com