Për herë të dytë brenda këtij viti, pas gati 4 muajsh Ballkani përfshihet nga përmbytje të mëdha, kryesisht në Kroaci, Slloveni dhe Bosnje. Rreth 2 mijë persona janë evakuuar në jugperëndim të Zagrebit në Kroaci, pasi ujërat e lumit Surging u rritën me 10 cm në orë.
Po ashtu, edhe Sllovenia fqinje u godit në rajonet lindore dhe jug-qëndrore të saj. Të paktën dy persona kanë mbetur të vrarë pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përmbyt nga vala e madhe e lumit Bolska.
Dhjetëra rrugë të vendit janë mbyllur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut si pasojë e reshjeve disa ditore. Situatë alarmante raportohet edhe në Bosnjën veriore dhe veriperëndimore, veçanërisht në Prijedor.
Këto vërshime vijnë pak muaj pas përmbytjeve masive në Bosnjë, Kroaci dhe Serbi, të cilët u goditën nga shirat më të rëndë, të rënë më shumë se një shekull më parë. Nivelet e ujërave pritet të ulen në ditët në vijim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com