FIER- LEZHE- BURREL- Reshjet e intensive të shiut që vazhdojnë të bien ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në Fier dhe në Lezhë. Në Burrel prej dy orësh masiv gurësh kanë zënë rrugë nacionale Burrel-Klos edhe Bullel-Milot
Në Fier dalja nga shtrati e lumit Gjanicë shkaktoi përmbytjene disa njësive tregtare dhe banesave që ndodhen në anën e lumit. Lumi Gjanicë përshkon qytetin e Fierit mes për mes dhe në banesa niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm duke dëmtuar orendi shtëpiake. Forcat zjarrfikës e kanë ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, ndërkohë që tregtarët kanë nxituar të shpëtojnë mallrat e tyre nga uji.
Në Lezhë përmbytjet janë në komunën e Shëngjinit. Në lagjen e portit janë evakuar familje. Edhe në Balldre qindra ha ndodhen nën ujë.
Në Burrel ka rrëshqitje gurësh afër tunelit të Shkopetit. Prej dy orësh masiv gurësh kanë zënë rrugë nacionale Burrel-Klos edhe Bullel-Milot. Nga rrëshiqtjet e dherave është bllokuar aksi nacional Klos-Burrel-Milot.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com