TIRANË - Me përkeqësimin e motit dhe rrezikun e përmbytjeve, Bashkia e Tiranës ka kaluar në gatishmëri për 48 orët e ardhshme. Të gjitha strukturat e bashkisë, ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Zjarrfikëset dhe administratorët e 24 njësive janë në terren.
Punonjësit e bashkisë kanë nisur nga puna për pastrimin e kanaleve kulluese në anë të rrugës, bllokimi i të cilëve është bërë shkak për përmbytjet që kanë prekur Tiranën gjatë reshjeve të shiut.

Përveç bllokimit nga mbetjet që hedhin qytetarë të papërgjegjshëm, në kanale krijohen probleme edhe prej gjetheve të shumta të pemëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet, të evitojnë lumenjtë.
"Të ketë sa më pak trafik, aq më shumë mundësi ka që punëtorët tanë të jenë të dobishëm në terren", - shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Për çdo rast emergjence, bashkia bën apel që qytetarët të telefonojnë në këto numra telefoni: 0800 0888 (nga numrat fiks), Policinë Bashkiake në numrin 04 24 19 465 si dhe Zjarrfikësit në numrin 128.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com