Kina do të financojë një flotë prej 10 ekskavatorësh të rinj të fuqishëm për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kryesore kulluese. Gjatë një takimi që pati me ambasadoren Jiang Yu, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti falenderoi kryediplomaten kineze për ndërmjetësimin e këtij projekti për përballimin e përmbytjeve në vend.
Kina do të mbështesë Shqipërinë edhe në sektorin e ujitjes së tokave. Këtë vit do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në këtë fushë midis Ministrisë së Bujqësisë shqiptare dhe Ministrisë së Burimeve Ujore te Kinës.
Gjatë takimit, palët vlerësuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, arritjet e shënuara dhe theksuan rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në funksion të identifikimit të projekteve të përbashkëta në mbështetje të bujqësisë shqiptare.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptajra.com
/Shqiptarja.com