TIRANË - Përmbytjet që përfshinë vendin si pasojë e reshjeve intensive të shiut, në disa zona patën të nevojshme edhe ndërhyrjen e forcave të ushtrisë. Pikërisht për kontributin e dhënë në përballimin e situatave shpesh herë me rrezik edhe për jetën e tyre, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli takoi trupat ushtarake të Komandës Mbështetëse që morën pjesë në operacion për t'i falenderuar personalisht ata. Ministrja i vlerësoi trupat ushtarake si pjesën më të mirë të shoqërisë, që kanë zgjedhur një profesion fisnik në shërbim të qytetarëve në nevojë.
“Unë thjeshtë dhe pa qenë nevoja të jem as ceremoniale dhe as zyrtare në përshëndetjen time, dua vetëm t’ju rikujtoj që ju jeni pjesa më e mirë e shoqërisë, jeni ata të sakrificës, të devotshmërisë, të zbatimit pikë për pikë të disiplinës ushtarake, ata të të qenit në ballë të të gjithë nevojave e misioneve, qofshin këto kushtetuese apo jo. Ju keni zgjedhur të bëni një profesion që është më fisniku, atë të ushtarakut. Ndaj edhe një herë ju falenderoj nga zemra për veprimin e koordinuar, përgjigjen e menjëhershme që i keni dhënë kërkesës qoftë të qeverisë, qoftë të Ministrisë së Brendshme, qoftë të emergjencave civile, të pushtetit lokal apo qoftë të njerëzve në nevojë, ashtu siç duhet, madje më shumë se aq”, tha Kodheli.
Më tej ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e shoqëruar nga komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmir Lokaj, u takua nga afër me oficerët dhe ushtarët që morën pjesë në operacionin për përballimin e situatave të krijuara nga përmbytjet në disa zona të vendit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com