Mëngjesin e kësaj të hëne dy ditë nga përmbytjet që shkaktuan një sërë problematikash në mbarë vendin duket se situata është disi më e qetë e favorizuar edhe nga mungesa e reshjeve. Pas një dite me reshje të dendura shiu e stuhi, kanë nisur mëngjesin e sotëm reshjet e para të dëborës në qarkun e Dibrës dhe Kukësit. Në orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës u shënuan fillimisht në zonat mbi 800 metër mbi nivelin e detit, ndërkohë që në orët e pasdites ato janë shtrirë edhe në zona të tjera malore

Ndërkohë burimet nga terreni raportojnë për Shqiptarja.com se situate disi më shqetësuese është në qytetin e Krujës ku lumi Ishëm ka dalë nga shtrati orët e vona të së djelës duke përmbytur 200 ha tokë të mbjellë. Në përgjithësi situate po shkon drejt normalizimit I vemti problem mbetet mungesa e energjisë eletrike në disa rethe
 
Situata e përmbytjeve këtë të hënë në rrethet e vendit

ORA 15:47 Vau i Dejës, 30 mijë banorë pa energji

Për shkak të motit të keq, rreth 30 mijë banorë në Vaun e Dejës vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Ora 10:37 Fier, frika nga përmbytjet mblidhet shtabi i Emergjencave
Frika për përseritjen e permbytjeve në Lezhë solli mbledhjen e shtabit të emergjencave civile. Për prefektin Altin Jaku ështe e nevojshme marrja e masave për ti paraprirë çdo situate të mundshme.
 
Drejtuesit e insitucioneve kanë deklaruar se ndodhen në gadishmeri të plotë për ti bërë ballë çdo situate që mund të shkaktohet nga moti i keq.

Ora 09:50 Dibër, polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 27 vjeçarit
Në qarkun e Dibrës situata po shkon drejt normalizimit dhe po vijon puna për gjetjen e trupit të 27 vjeçarit i cili humbi jetën të djelën teksa punonte tek HEC-i Lura 1 Lura 2.
Sipas prefektes së komanduar Donika Hysenaj janë vënë 2 shtabe emergjente në gadishmëri për çdo situatë në vijim. Në një prononcim për Shqiptarja.com Hysenaj sqaroi se po punohet edhe për urnizimin me energji elektrike të zonave më problematike 

Ora 09:45 Prefekti i Durrësit: S’ka dëme serioze
Lidhur me situatën në Krujë ka reaguar edhe prefekti I Durrësit Roland Xhelili I cili thotë se situate po normalziohet dhe në Durrës përveç erërave të forta nuk ka patur dëme serioze.

Ora 09:37 Kukës, nisin reshjet e para të dëborës
Në Qarkun e Kukësit situata e rënduar  e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut gjatë së dielës, po shkon drejt normalizimin por ende disa zona janë pa energji elektrike. 
Sipas të dhënave të OSHEE-së aktualisht pa energji  elektrike janë zonat Zapod,Shishtavec,Topojan dhe Surroj. 
26 objekte banimi janë të dëmtuara që përksin njësisë administative Tropojë Fsht,Llugaj,Zapod dhe Malzi.

Ndërkohë në lartësitë e mëdha dëbora ka rënë, duke ndërprerë shiun dhe ulur ndjeshëm temperaturave.Shtresat e dëborës janë konstatuar në zonat e thella si Kalisi, Grykë Çaja, Shishtaveci  dhe mallet e Gjalicës, Koretnikut e Kallabakut. 

Sipas banorëve të zonave të thella temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke paralajmëruar se dimri tashmë ka nisur. Mëngjein e sotëm, drejt zonave ku nuk ka energji elektrike janë dërguar grupet e elektricistëve për të riparuar dëmet e shkaktuara në rrjetin shpërndarës të energjisë.

Sipas prefekturës akset në qytetin e Kukësi anë të qarkullueshme sipas një komunikate pës shtyp po mbahen nën monitorim të gjitha akset  për problemet e rënieve të gurëve dhe inerteve. Nga erërat e forta është dëmtuar sinjalistika rrugore. Problem është rrëshqitja e aksit rrugor Kukës-Bushtricë Km 29 dhe rrëshqitja e aksit Krumë-Q.Prush në vendin  e quajtur Bregu - Vlahnës.
 
Nga informacionet e fiundit jane demtuar 6 objekte banimi në Zapod dhe 1banesë në Malzi.


 
Tropojë,dëmtohen 26 banesa
Sipas strukturave përkatëse janë dëmtuar si pasojë e erërave të forta 26 banesa konkretish në: Bujan 7 shtëpi saktësisht në Tropojë 4 shtëpi, Bujan ,Bytyç 3, Fierzë 4 , Margegaj 2 ,Lekbibaj 1. Këto shtëpi banimi janë të dëmtuara në çatitë e tyre si pasojë e erërvë të forta ndërsa dy prej tyre janë të dëmtuara plotësisht.

Ora 09:30 Shkodër, dëmtohen shtyllat e tensionit, prej 12 orësh 30 mijë familje pa energji
Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi i nje dite me pare ne Qarkun e Shkodres ka krijuar probleme me rrjetin energjitik ne Bashkine Vau Dejes. Prej me shume se 12 oresh jane rreth 30 mije banore te cilet vuajne mungesen e energjise elektrike, kjo si rezultat i demtimit te shtyllave te tensionit dhe keputjes se telave te furnizimit me energji per banoret. Pikerisht ne kuader te kesaj situate, Bashkia Vau Dejes, ka inspëtkuar nga afer zonen, nderkoeh qe eshte shprehur se situate nuk eshte aspak e mire kur pjesa me e madhe e territorit te kesaj bashkie vuan mungesen e energjise
Nje pjese territorit te qendres se Vau Dejesit, zona e Vig Mneles, Bushatit dhe Hajmelit, jane ne erresire te plote qe prej ores 23 te se shtunes, nderkohe qe Bashkia Vau Dejes, fton OSHEE te marra masat e menjehershme per te siguruar furnizimin me energji elektrike per banorët



Ora 09:00 Krujë lumi Ishëm del nga shtrati përmbyten 200ha tokë
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati orët e vona të mbrëmjes së të djelës duke përmbytur rreth 200 ha tokë të mbjellë. Situata problematike është në zonën e Bilajt, Mazhe, Muriqin ku rreth 20 banesa janë rrethuar nga uji