TIRANË - Kanali kullues ne autostradën Tiranë-Durrës nuk është më thelluar aq sa duhet për të kaluar uji e ky duket se është shkaku i mbulimit të saj nga uji si pasojë e shirave të një dite më parë. Shqiptarja.com ka vëzhguar nga afër situatën ku është e dukshme se puna e bërë për mbjelljen e palmave i ka hequr vëmendjen kanalit kullues.

Megjithëse ka kaluar një ditë nga tërheqja e ujit është e dukshme tashmë se thellësia e kanaleve kulluese nuk është më e madhe se 30-40 centimetër çka favorizon ujin që të dalë në autostradë e të përmbytë rrugën.

permbytje autostrada
permbytje autostrada

Përmbytjeve të një dite më parë nuk i kanë shpëtuar as pemët e mbjella rishtazi buzë autostradës.

permbytje autostrada
 Foto të tjera..

Ditët në vijim janë parashikuar që të kenë reshje intensive e në këtë rast ndërhyrja për thellimin e kanaleve kulluese është një nevojë emergjente e cila duhet të ishte bërë që më herët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)