TIRANË - Një 48-vjeçar u përplas për vdekje teksa kalonte nga njëri krah në tjetrin në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet, ndërsa drejtuesi i makinës u largua menjëherë duke mos i dhënë ndihmën e parë.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi në orën 01:00 pas mesnate në afërsi të "Vizion Plusit". Sipas dëshmitarëve, një makinë tip Benz me ngjyrë gri përplasi këmbësorin e identifikuar tashmë si Aurel Gorçe me banim në Tiranë. Menjëherë pas përplasjes fatale për jetën e 48-vjeçarit, makina është larguar në drejtim të Spitalit të Traumës.
Policia i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejeshme, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e shoferit të makinës që i mori jetën një këmbësori.
Rruga "Don Bosko" është gjithmonë problematike. Qytetarë të shumtë kalojnë rrugën, siç janë familjarë me fëmijë të vegjël që zgjedhin të frekuentojnë lulishtet, apo të rinj për kafe që i duhet të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Rruga është mjaft e ngushtë dhe shpesh herë e bllokuar nga makina të parkuara, ndërsa automjetet ecin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe mungojnë vijat e bardha për kalimtarët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com