Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë  në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Ngjarja është shënuar në fshatin Përparimi, ku shtetasi Sami Xhafa, banues në këtë fshat, ka humbur jetën, pasi është përplasur me bordurën anësore të rrugës. 58-vjeçari ka qenë duke drejtuar një motorçikletë pa targa, ku ka humbur kontrollin.

Përplasja ka qenë fatale për 58-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.  

d.c./shqiptarja.com