Përsëritet historia, Dafina Zeqirit
i fshihet klipi nga “youtube”

Përsëritet historia, Dafina Zeqirit<br />i fshihet klipi nga “youtube”
Duket që këngëtarja Dafina Zeqiri e ka të pumundur zgjidhjen e problemit me kanalin “youtube”, prej nga po fshihen klipet e saj.

Kështu ndodhi edhe me projektin më të ri të këngëtares, “Time Out”, i cili u publikua para disa ditëve në youtube, por që pati fatin e njëjtë me klipet e mëparshme, të cilat u fshinë më pas.

“Time Out” u fshi vetëm pas dy ditë të publikimit të tij, ndonëse nuk dihet ende se kush fshihet pas kësaj. Edhe pse gjithmonë ka hasur probleme të tilla, Dafina Zeqiri nuk është ndalur, ajo gjithmonë ka sjellë këngë e klipe të reja.

Por më pas video është rikthyer sërish në kanalin YouTube dhe vijon të marrë mjaft komente dhe klikime nga fansat e këngëtares.

dafina zeqiri

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas