Sipas shumë analistëve orvajtjet e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për të bindur Turqinë e Erdoganit për të ndërhyrë në mënyrë direkte në luftën anti-ISIS, nuk kanë patur një efekt tepër pozitiv për disa arsye.
Ditën e djeshme Kerry zbarkoi në Ankara me qellimin e hapur: “Përfshirjen e Turqisë në aleancën ndërkombëtare kundër Kalifatit Islamik”. Arsyeja kryesore e kësaj kërkese nga SHBA mësohet të jetë fakti se bazat ushtarake ajërore turke janë ato më të afërtat me pozicionet e ISIS në Irak dhe Siri. Edhe pse Turqia është pjesë e NATO-s dhe gjithashtu një nga aleatet kryesore të SHBA në Lindjen e Mesme, heziton të marrë pjesë në konflikt për disa arsye.
Arsye kryesore mendohet të jetë fakti se militantët e ISIS mbajnë aktualisht peng 46 diplomatë turq, të zënë menjëherë rob gjatë pushtimit të qytetit iraken të Mosulit në Korrik të këtij viti. Për këtë fakt, aktualisht, Turqia ndodhet në heshtje mediatike ndaj fenomenit ISIS dhe situatës së diplomatëve të zënë rob, nga frika mos këta të fundit pësojnë të njëjtin fat të gazetarëve amerikanë të vrarë nga xhihadistët.
Gjithashtu qeveria turke i trembet edhe raprezaljeve në formë atentatesh terroiste, brenda territorit të saj, nga ana e militantëve të Kalifatit Islamik. Sipas burimeve të CIA-s, militantët me nënshtetësi turke që luftojnë në rradhët e ISIS janë gati tre mijë. Shtypi turk gjithashtu ka folur, kohë më parë, për faktin se xhihadistët e Kalifatit kanë kërcënuar haptazi për atentate terroriste në masë në vend nëse Turqia përfshihet në konflikt.
Një problem tjetër për Turqinë është dhe çështja kurde. Në muajt e fundit forcat e ISIS nuk janë sulmuar vetëm nga forcat kurde të Peshmergës, forcat e armatosura të kurdëve të Irakut. Në konflikt kundër Kalifatit janë përfshirë dhe militantët e PKK, grupimi kurd që për vite të tëra ka kryer operacione guerrilase dhe sulme terroriste kundër qeverisë turke. Koalicioni anti-ISIS, nën bekimin e Presidentit Obama, parashikon haptazi armatosjen të gjitha grupimet në rajon që i kundërvihen Kalifatit Islamik. Ky fakt i fundit do të thotë se një pjesë e këtyre armëve, me shumë mundësi, do t’u bien në dorë vetë guerrilasve të PKK.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com