Përurohet libri i krijuesit nga
Gjakova Muharrem Kurti

Përurohet libri i krijuesit nga<br />Gjakova Muharrem Kurti
TIRANE - Në ambientet e Qendrës Kombëtare  të Kulturës “Nacional” ,me datën 18 prill 2015, me moderator krijuesin Mujë Buçpapaj, u bë përurimi i librit më të fundit, romanit “Data dymbëdhjetë”, të autorit nga Gjakova, Muharrem Kurti, botim luksoz i Shtëpisë Botuese “Nacional”.

Në këtë eveniment, përveçse dashamirë të fjalës së shkruar, miq të autorit,të afërm dhe bashkëqytetarë e kolegë të tij  nga Gjakova,morën pjesë edhe shume krijues nga Tirana, Prishtina, Lezha, Tropoja, etj., si Sadik Bejko, Anton Papleka, Sejdi Berisha, Jaho Margjeka, Entela Kasi, Qazim Shehu, Gentiana Muhaxhiri, kryetare e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi “,Halil Haxhosaj, Tahir Bezhani, Qemajl Juniku, Engjell Berisha, Lulzim Logu, Haki Zllami, Prend Ukaj, Jak Perpali, Zog Hysenaj, Nikollë Ulndreaj, Xhane Imeraj, Zenun Hysenukaj, Xhelal Luca, krijuesit nga Lezha Viktor Gjikolaj, Azem Baliaj, krijuesi i ri , Besart Tafaj,etj.

Të pranishëm ishin edhe shumë përfaqësues të mediave për të përcjell këtë eveniment të rëndësishëm.
Në fjalën e hapjes, krijuesi Mujë Bucpapaj, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti,duke vlerësuar librin në fjalë. Romani ka  vetëm pak ditë  që është botuar, janë shitur të gjitha kopjet, çka së shpejti do të ribotohet,”citoi ai.

Më vonë diskutuan me radhë redaktori i librit, poeti dhe kritiku Qazim Shehu, krijuesi nga Peja Sejdi Berisha, Tahir Bezhani, Gentiana Muhaxhiri,etj.
Muharrem Kurti, krijues i mirëfilltë nga Gjakova, autor i gjashtë përmbledhjeve me poezi, një me tregime dhe bashkautor në “Antologji e Poetëve të Malësisë së Gjakovës”, tani me të drejtë mund të themi se është njëri ndër krijuesit me cilësor në hapësirat shqiptare, dëshmuar me veprat e tij edhe të përkthyera në pesë gjuhë të huaja. Në fundvitin e kaluar është pranuar edhe në Antologjinë e Poetëve të botës, dhe i anëtarësuar në IWA.

Romani ”Data njëmbëdhjetë”, lidh dy data të historisë sonë kombëtare. E para fillimi i demonstratave me 1981 dhe e dyta, vdekja e diktatorit Enver Hoxha, me 1985. E tërë vepra, realisht paraqet periudhën e rënies së Jugosllavisë titiste, dhe vdekjen graduale të një diktature staliniste në Shqipëri.

Vepra më e re e Muharrem Kurtit, romani “Data njëmbëdhjetë”, është një paraqitje solide para lexuesve, një shkrirje idesh e mendimeve të kahershme, të cilat, duke thithur kohen e kaluar, një jetë nën kalvarin e robërisë serbe, përmes protogonistave të veprës, pasqyron mrekullueshëm gjithë jetën e stërmundimshme nën diktaturën komuniste, gjegjësisht të okupimit serb që përjetoi populli shqiptar i Kosovës, posaçërisht aparteidin nga vitet 80-te  e deri në luftën e fundit.

Sic u tha në fjalën e të pranishmëve, Muharrem Kurti duke qenë njohës i mirë i situatës dhe  duke përjetuar personalisht kalvarin e saj, ngriti  në nivelin artistik mjeshtërinë e tij prej romancieri duke veshur protagonistët e veprës me rolet konkrete, të cilët shprehin më së miri gjithë filozofinë e kohës.
“Romani i tij”Data njëmbëdhjetë”,sjell një qasje të re,që herë herë është realizëm,diku simbolizëm, e me tej realizëm magjik në subjektin e veprës së vet,” - citoj Tahir Bezhani ne kumtesën e tij.

“Romani i Muharrem Kurtit do duhej botuar dy dekada më vonë për t’u kuptuar mesazhi i madh që transmeton ai”, ka cekur kritiku nga Kosova, Hasan Mekuli. E ndonëse i shkruar ne vitin 2014, ai vërtetë u botua pas dy dekadash.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes