ELBASAN- Një punonjës i zyrës postare në fshatin Bradashesh në Elbasan është arrestuar pasi ka shpërdoruar detyrën. 50-vjeçari Kujtim Kacabunja, banues në Elbasan, ka përvetësuar shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra të faturave të energjisë elektrike të paguara nga banorë të zonës. Gjatë operacionit të koduar “Bradasheshi” të realizuar nga Sektori kundër Krimit Ekonomik e Financiar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale të gjitha kundra faturat e energjisë elektrike të paguara nga shtetas të ndryshëm.
Nga policia e Elbasanit bëhet me dije se po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale.
Ndërkaq, materialet iu kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre, vjedhja e kryer duke shpërdorur detyrën”, parashikuar nga nenet 248 e 135 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com