Presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mësohet se ka ndrydhur qafën pasi ishte duke levizur në shtëpine e tij. Mjekët kanë thënë se ai mund të dalë nga spitali pasi është në gjendje të qëndrueshme .
 
Më parë ai ishte shtruar për një javë në spital pasi kishte vështirësi në frymëmarrje, por më pas e rimori veten. Bushi i Madh ka humbur lëvizshmërinë pasi vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

Xhorxh Bush, 91 vjecar, më i madhi i dinastisë Bush, gjithashtu republikan si dy djemtë e tij, ka shërbyer edhe si zëvendës president gjatë tetë viteve të Ronald Reganit në Shtëpinë e Bardhë para se të bëhej vetë president në vitin 1989. 


Nën drejtimin e tij katërvjeçar, Shtete e Bashkuara udhëhoqën koalicionin që mposhti Sadam Huseinin pas pushitimit të Kuvajtit, por në zgjedhjet e vitit 1992 ai humbi përballë demokratit Bill Klinton.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)