Pa Alternativë

Pa Alternativë

Faton Nano

Ç’orientimi që shkaktoi një intervistë e Fatos Nanos, nuk erdhi pse aty u thanë gjëra të pathëna, të denja për të tronditur kaq shumë kampin opozitar. Intervista filloi me Fevziun, që patetikisht paralajmëroi turmën, se barra e rrëfimit i takon rrëfyesit, po kështu dhe përgjegjësia. Nard Ndoka nuk do ta kishte thënë më bukur! Vini re fjalët kyce; barrë, përgjegjësi. Menjëherë mendja ta thote se këtu do bëhet nami. Nano mbeti besnik i vetes dhe i asaj që të gjithë dimë për të. Mund të pish një gotë birrë me të. Po ta vesh re me kujdes, ai i fillonte mirë dhe i mbaronte mirë përgjigjet e pyetjeve. Pjesa tjetër, midis, ishte bisedë kafenesh, copëza historish dhe emrash tek tuk për të marr ndonjë hak, diku narcisist, diku nostalgjik. E njejta gjë mund të thuhet për të gjithë karrierën e tij politike, e filloi mirë, e mbaroi mirë. Pjesa e brëndshme, histori batutash dhe baresh. Nano nuk është faktor sot në politikën shqiptare dhe sic e tha dhe vetë, herë pas here i jep ndonjë këshillë Ramës. Rama e konfirmoi. Pse kjo tronditje dhe pse u kap kaq në befasi opozita mediatike? Mund të dukej për një moment si një shenjë xhelozie e analistëve opozitarë, që kanë kohë, që nuk e këshillojnë dot Ramën. Ai ja ka hequr këtë barrë dhe përgjegjësi. Kjo në fakt është një nga arsyet themelore pse ata janë sot opozitarë. Shihni si ngazëllehen nëse diku, dikur, nëpër rrreshta fejsbukësh Rama i përmend ndonjëherë. Kjo i frymëzon për shkrimin e rradhës me shpresën se “AI” do ti përmendë sërish. Por, xhelozia ndaj Nanos si pëshpëritës në veshin e Ramës, nuk ishte arsyeja e shpërthimit të madh që pasoi intervista e tij.

Arsyeja themelore dhe ndoshta e vetme, i ka rrrënjet tek mungesa e alternativës përballë Ramës. Dhe sidomos, sidomos tek strategjia që i bashkangjitet mungesës. Eshtë strategjia e harresës. Strategjitë politike vijnë nga politikanët dhe përcohen nga analistët e atashuar pranë tyre. Kjo është kthyer përmbys. Analistët bëjnë strategjinë dhe përcojnë strategjinë. Strategjia ka kohë që është vetëm një; si të harrojmë kush janë politikanët që duam të sjellim në pushtet. Kjo është arsyeja pse Shqipëria për një kohë të gjatë mbeti në adoleshencë (po të perifrazojmë Nanon). Rrokada e pushtetit për 20 e ca vite kalonte sa nga Nano tek Berisha me Ilir Metën nëpër këmbë. Kur Berisha i vinte flakën zgjedhjeve dhe vendit, Nano ishte zgjidhja më e mirë. Kur Nano instalonte korrupsionin kudo dhe për të gjithë, Berishës i harroheshin mëkatet dhe na risillej si e vetmja shpresë. Bashkë kanë ardhur a kanë ikur dhe kanë bërë të njejtat dëme si herën e parë, të dytë e të tretë. E njejta gjë mund të thuhet për Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Vetëm së fundmi në zhargonin politik shqiptar ështe futur fjala “vetting”. Dhe kjo i ngjitet hë për hë, vetëm sistemit të drejtësisë. Në fakt kudo ku ka demokraci, vetting ose verifikimi i kandidatëve, kush janë, nga vijnë, c’kanë bërë, është nja nga mjetet më elementare politike. Eshtë procesi fillestar për këdo që aspiron të futet në një garë. Për shkak të kushteve në të cilat Shqipëria hyri në demokraci, ku përmbysja e sistemeve nuk ta lejon luksin e madh të verifikosh cdo detaj të cdokujt që shfaqet në tribunë, për shkak edhe të faktit se të gjithë vinin nga i njejti pellg, Shqipëria hodhi zarat e fatit me c’kishte rrotull. Politikanët shqiptarë e bënë vettingun në detyrë e sipër. Rezulati ishte katastrofik për vendin. Për të gjithë ata që duan sot të rikthehen në pushtet, rezultati është alarmant. Fatos Nano, si dikush që nuk aspiron më karrierë politike, i dha të drejtën vetes, ti kujtonte shqiptarëve pikërisht bëmat e gjithësecilit, duke hequr veten nga ekuacioni. Nuk tha asgjë që nuk e dinim. Tha vetëm ato që shqiptarët i kanë provuar, prekur, parë e dëgjuar. Dhe këtu qëndron mëkati. Ai kujtoi ato që s’duan të kujtojnë, ato që duan me cdo kush të harrojnë, ato qe “strategët” e opozitës, duan të mos egzistojnë. Nano u rrëzoi strategjinë prej rëre, jo se e kishte qëllim të intervistës, por thjesht se po tregonte kujtime. Eshtë një strategji e ngritur rreth Lulit, si njeriu që do ti sjellë mirëqënie shqiptarëve. Pikërisht njeriut të akuzuar për korrupsion galopant kur ishte ministër herën e parë, që ka mbi kurriz njerëz të vrarë kur ishte ministër herën e dytë, që la një Tiranë pa asnjë rrugë, shkollë, park a lulishte të ndërtuar. Nuk ka asgjë për të cilën mund të thuash sot; “këtë, këtu e ka bërë Luli”. Eshtë një strategji, që rrotullohet rreth ciftit të LSI-së, dy njerëz banalë deri në kufijtë e neverisë, që ndërtuan një parti me sloganin e korrupsion “me lsi-në hanë bukë të gjithë”. Një parti, që po shkërmoqet dita ditës, pikërisht sepse manovrat për të qëndurar gjithë jetën në pushtet u dështuan, kur elektorati, tashmë i sofistikuar shqiptar, vendosi ti jepte mandatin vetëm Edi Ramës. Edhe për tja lanë barrën e pergjegjësisë vetëm atij, në rast dështimi. Strategjia e vjetëruar e opozitës me baza analitike të një epoke tjetër, rrotullohet rreth kufomës politike të Sali Berishës, për të cilin Nano tha, që është një kafshë. (Për të gjithë ata që kanë kafshë në shtëpi, ky është një ofendim). Por ofendimi më i madh për shqiptarët është të presësh Fatos Nanon të tregoje ca të vërteta, që analistët hakërrohen cdo ditë nëpër studio me synimin e vetëm për ti harruar.

Shikoni c’bëhet sa herë ka një fatkeqësi natyrore apo globale. Strategjia e vetme e opozitës është të fajësoi qeverinë. Në cdo vend të botës, drejtuesit e shteteve shkelqejnë në momente të tilla krizash, qofshin këto luftra, pandemi, tërmete apo rrugë me borë. Këto janë momentet e tyre. Këto janë vecanërisht momentet e Edi Ramës.

Në Shqipëri cirren kur vihen maskat, cirren kur hiqen maskat, revolohen kur vihen orare, ulërasin kur hiqen ato. Duan vaksina, por ankohne kur u vijnë, janë sqimatarë për llojin, modelin, ngjyrën, cmimin, etj. Imagjinoni për një cast ciftin Kryemadhi në krye të vendit. Ngarkuar me detyrën sublime të gjetjes, marrjes dhe shpërndarjes së vaksinave. A ka shqiptar të mos i shkojë mendja njëhere të vetme, që po të ishin ata të dy në krye, do ti shisnin vaksinat te tregu i zi, që kane ngritur aty tek bahcja e presidencës, dhe si batakcinj lekët do ti fusnin në xhepat e tyre? Po tërmeti? A ka shqiptar që ëndërron Lulin në krye të asaj pune? A mund ta thotë njeri sa shtëpi do ndërtonte Luli pas tërmetit, pikërisht ai, njeriu, që nuk ndërtoi dot as sheshin para bashkisë ku flinte gjumë për katër vite.

Harrimi është e vetmja rrugë shpëtimi. Harroni se kush jemi, është slogani i tyre. Kanë qenë të suksesshëm dekadën e shkuar, dhe një dekadë para dekadës së shkuar. Strategjia e harrimit nuk funskionon më. Sot, nuk ka alternativë përballë Edi Ramës./Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 16/02/2021 18:10

    E ke thene ashtu si do ta shkruante cdo njeri i ndershem shqiptar. Perballe Edi Rames ata jane zero. Mos Rdhshin kurre ne pushtet se e kane vjedhur e shkateruR kete vend.

    Përgjigju
  • O tej: 16/02/2021 16:50

    Perballe Edi Rames ka vetem lilipute dhe hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur