Pa energji elektrike në Malësinë e Madhe, OSSH Shkodër: 23 elektricistë në terren, po punohet për riparimin e fiderit Kelmend, dëmtuar nga bora

Pa energji elektrike në Malësinë e Madhe, OSSH Shkodër: 23 elektricistë në terren, po punohet për riparimin e fiderit Kelmend, dëmtuar nga bora

Brigadat e njësisë OSSH Malësi e Madhe janë duke punuar prej ditësh për pastrimin e trasesë dhe lidhjen e linjave të këputura nga reshjet e dëborës.

Në terren janë angazhuar 23 elektricistë, të pajisur me bazë materiale dhe mjete pune. Fideri i Kelmendit ka shtrirjen më të gjatë, mbi 100 km deri në Vermosh.

Në disa zona makina e OSSH kalon me vështirësi. Aktualisht, situata paraqitet më e stabilizuar dhe grupet vijojnë të jenë në gatishmëri maksimale.


Lajmi kryesor:

Moti i keq, ‘në errësirë’ dhe në të ftohtë disa fshatra në Memaliaj dhe Tepelenë! Bora dëmton fiderin në Kelmend të Shkodrës! Bypass në Rrugën e Arbrit, i kalueshëm vetëm me zinxhirë


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Festa e Sensas, Tirana binjakëzohet nesër me Venecian! Veliaj: Mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm


Festa e Sensas, Tirana binjakëzohet nesër me Venecian! Veliaj: Mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm