Pa gjurmë’/ 10-vjeçari dhunohet nga fqinja, halla: E rrahu se i kishte bërë fustanin e mbesës pis

Gilman Berberi është djali 10-vjeçar me origjinë nga Bilishti i Korçës rastin e të cilit e denoncon sot në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’, halla Elvira Berberi. Gilmani është dhunuar fizikisht nga fqinja tri herë radhazi. Ngjarja ndodhi pas një sherri që nipi i fqinjës bëri me Gilmanin në internet për një lojë play station. Genci, babai Gilmanit, e denoncoi rastin në polici dhe aty fqinja e cila është edhe vetë gjyshe, ka thene se nuk ka ditur cka bërë atë ditë, duke u justifikuar. Djali iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve mjekësore lidhur me dhunën e ushtruar, pas një vizite të kryer në spitalin rajonal të Bilishtit. Nga ky u pajis edhe me një raport mjekësor. Halla e 10-vjeçarit që denoncoi rastin, sqaron se janë zhvilluar seanca gjyqësore, ndërsa kryefamiljari Genci Berberi është kërcënuar, ndërsa lidhur me ushtrimin e dhunës ndaj djalit nuk ka patur asnjë lloj reagimi institucional. Halla Elvira Berberi, thotë se familja e të vëllait kanë kanë pasur marrëdhënie të mira në Bilisht ku dhe kanë jetuar pak kohë më parë. Por ky konflikt dhe mes palëve u ka sjellë shqetesime të gjithëve. Pas kësaj ngjarje një tjetër episod ndjek familjen Berberi, Genci babai i Gilmanit ka patur edhe nje denoncim ne polici nga nje person për vjedhje, e cila nuk është bërë. Për të gjitha disponojnë dokumentat ligjore. Madje ky person ka bërë edhe një akt noterial duke akuzuar Genci Berberin se i kishte marrë bicikletën.Genci, babai i Gilmanit ka kaluar një situatë të rëndë shëndetësore. Tashmë familja Berberi ka pak kohë që kanë emigruar jashtë vendit pasi ndihen të kërcënuar.

Në studion e emisionit Pa gjurmë flet halla e cila thotë se nipi i saj u dhunua pasi i kishte bërë mbesës së fqinjës, fustanin pis.

Halla e djalit, Elvira Berberi: Fqinja është mbi 60 vjeçe, nipi i saj me fëmijën tonë u grindën kot. Nipi është më i madh, ishin ulur në playstation dhe ishin zënë. Pas 4 ditësh që ndodhi ngjarja, një shoku i tij, në një lokal e pa që ishte i dehur dhe i verbër, dhe i kishte marrë biçikletën dhe ia kishte strehuar në lokal, më vonë e kishte dhënë prapë. Vëllain tim e kanë kërcënuar.

Ylvije Haxhia e ka dhunuar djalin. E çuan në rajonin e policisë, fëmijëa kishte të vjella. E mori vëllai në krah, dhe më pas e çon në spital. Pasi iu bënë ekzaminimet, djali nuk ndihej mirë, donin t’i bënin skaner. Ajo e dëshmoi edhe në gjyq. Herën e dytë që e rrahu thotë se kishte bërë fustanin e mbesës pis.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim