‘Pa gjurmë’, babai në kërkim të dy fëmijëve: Gruaja më la, u martua me pakistanezin

Eltoni dhe Remzija nga Shkodra u martuan në vitin 2008, ndërsa në dy vitet e ardhshme vijnë në jetë dy fëmijët, djali dhe një vajzë. Pas lindjes së vajzës në vitin 2010, marrëdhënia në familjen Beqiri filloi të tensionohej për shkak se Remzija ishte shumë xheloze. Çifti pati një krisje dhe kur u duk se keqkuptimet u zgjidhën Remzija i kërkon bashkëshortit të emigronin në Gjermani. Eltoni nuk pranon, ndërsa Remzija ankohet tek vjehrra duke i kërkuar prokurën për të ikur jashtë vendit. Në 3 maj të vitit 2014 Remzija bashkë me fëmijët nisen drejt Gjermanisë. Eltoni shokohet kur mëson të vërtetën dhe i kërkon vjehrrës, t’i japë numrin e telefonit të Remzijes, pasi e kishte marrë malli për fëmijët. Pasi merr numrin e telefonit dhe flet me të shoqen niset edhe ai drejt Gjermanisë, më 29 shtator të 2014, në Berlin ku e shoqja bashkë me fëmijët jetonin në një kamp atje. Eltoni nuk i gjen, ndërsa qëndron për të kërkuar azil në kërkim të fëmijëve. Në kërkimet e tij, Eltoni mëson se e shoqja bashkë me fëmijët ishin në një kamp në Frankfurt. Ai arrin t’i gjejë por s’mund t’i takonte, pasi nuk pranon Remzija. Kjo e fundit njofton policinë. Eltoni qëndron në Gjermani për 1 vit e 5 muaj të tjerë dhe i vjen dokumenti qe duhej të kthehej, duke e shtyrë dhe për tre muaj të tjerë qëndrimin në Gjermani. Gjatë kësaj kohe Eltoni mëson se Remzija kishte filluar një marrëdhënie të re me një pakistanez. Eltoni kthehet në Shqipëri më 2 shkurt të vitit 2016. Arrin të lidhet në Facebook me një vajzë, e cila i tregon se ish-bashkëshortja ishte martuar me pakistanezin dhe jetonin ne Noechatel-Zvicër. Remzija kishte lindur edhe një vajzë tjetër, nga kjo martesë e dytë. Eltoni denoncon në policinë e Shkodrës në  nëntor të këtij viti për rrëmbimin e fëmijëve nga ish-bashkëshortja Remzia.

Elton Beqiri në studion e Pa gjurmë: U njohëm në vitin 2008, dolëm pimë kafe. U pëlqyem dhe vendosëm të vazhdonim jetën të dy bashkë. Nuk isha dakord që të emigronim. Kur pashë se s’kishim kushte vendosëm të iknim. Fillimisht iku ajo. Nisa nusen me të dy fëmijët. U dëshpërova se ajo ngeli atje. U nisa më parë, por destinacioni i saj nuk dihej. Ata mund të ndaleshin kudo. I kam kërkuar dhe i kërkoj dhe sot. Shkova në Gjermani, s’i kam takuar dot fëmijët. Kam folur edhe me ish-vjehrrën. Më pas ajo ndërroi numrin. U martua me një pakistanez. Për gruan më shumë më kanë folur të tjerët. Një çift kosovar më tha se ajo rri në Suedi. Kur kam hyrë në Facebook, e kam gjetur ish-gruan me emër tjetër dhe fëmijët me emra të tjerë. Ajo u martua në xhami me një pakistanez.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë