‘Pa gjurmë’/ Edmond Kananaj i humbur prej 22 vitesh, motra e kërkon ende: Do të çoj deri në fund amanetin e prindërve

Në emisionin e sotëm në “Pa gjurmë” është prezantuar historia e Edmond Vladimir Kananaj të lindur në vitin 1977, në fshatin Armen të Vlorës.

Djali i vetëm i Vladimir dhe Kristina Kananaj, emigroi për herë të parë në vitin 1991 drejt Greqisë. Vendosur fillimisht në Krofuz dhe më pas në Pire. Në Greqi njihej me emrin Vasil Leonidha Prifti. Edmondi kontaktonte gjithnjë në telefon me familjarët, ndërsa një herë në cdo dy vjet ishte në Shqipëri për pushime.

Edmond Vladimir Kananaj

Për herë të fundit në Shqipëri ka qenë më 25 mars të vitit 1997 për tu kthyer përsëri në Greqi më 2 prill 1997, në Pire. Prej andej njofton familjarët se kishte mbërritur shëndoshë e mirë. Biseda e fundit telefonike e Edmondit me familjarët ka qenë më datë 8 korrik të vitit 1997, nga Pireu.

Njihej si djalë i qetë dhe punëtor, ndërsa asnjëherë në dijeninë e familjarëve nuk kishte konflikt me askënd. Sot, pas kaq vitesh nëna dhe babai i Edmondit kanë ndërruar jetë, duke u larguar nga kjo botë me pengun e përjetshëm, të zhdukjes së Edmondit. Motra është ajo, e vetmja që kërkon të dijë fatin e të vëllait. Silvana nga kontinenti tjetër Amerika kërkon Edmondin…

“Vëllanë e mbaj mend shumë pak. Kanë kaluar 22 vjet. Ishte shumë I dashur dhe askujt nuk ia priste mendja që ai t’i shkëpuste kontaktet në atë mënyrë. Në Greqi mbante emrin Vasil Leonidha Prifti, ndërsa pronari është shprehur se ai ka lënë të gjitha dekumentat dhe është zhdukur. Kontaktuam me miqtë e tij, unë kam bërë bërë edhe hetime private. Por skam arritur asgjë. Duhet të çoj deri në fund amanetin e prindërve,”-tha Silvana.

Menjëherë pas prezantimit të rastit në studio vjen një telefonatë nga një person, i cili pretendon se e njeh Edmondin.

Punon në Angli dhe hiqet sikur është nga Tepelena. Fle në një makinë, është beqar. 99.9% është kjo fytyrë. Kam punuar me të para tre vitesh. Kam punuar mbi katër muaj me të. Nuk tregonte asgjë vetëm se ishte nga Tepelena dhe origjinën e kishte nga Vlora. Kishte vendosur një emër anglez por nuk më kujtohet.   

Miku i Edmondit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim