Pëllumbi prej muajit shkurt, vuan dënimin në një burg në Iraklio, në Kretë të Greqisë për shkak të përfshirjes në shitjen e lëndëve narkotike. Ky informacion mbërriti menjëherë pas denoncimit në “Pa Gjurmë” nga një dëshmitarë i cili kishe jetuar në një shtepi me Pëllumbin.
“Unë Jam nga Tepelena. Në lidhje me historinë e Pëllumb Llakës që dëgjova në emision, them me bindje se ndodhet në burg. Ka qenë shkurt apo mars kur e dha televizori se është kapur në tragetin Athinë-Kretë me drogë. Zakonisht ata i çojnë në burgun e Iraklios. Unë e njoh Pëllumbin, kam jetuar me të në një shtëpi dhe e kam shok"- u shpreh ai.
Ndërsa nëna e 41-vjeçarit, Donika Llaka, e cila e denoncoi ditën e djeshme humbjen e të birit, sot në një lidhje live në Skype mësoi për fatin e të birit
“Jam e lumtur që më përcollët lajme të mira, por jam edhe e një nënë e helmuar. Odeta të paktën e kam gjallë në burg. Unë dyshoja që në fillim që Pëllumbi im mund të ishte në burg, sepse ai pinte kokainë. Falenderoj edhe atë emigrant në Kretë që na dha këtë informacion, dhe stafit tuaj ju uroj më të mirat.”- u shpreh nëna e të humburit me lot në sy.
41 vjeçari nga Tepelena rezulton i zhdukur për familjarët e tij që prej gushtit të vitit 2019. Ai emigroi drejt tokës helene për herë të parë në vitin 2009 ku ka jetuar për 10 vite në qytetin e Kretës i vetëm. Ai punonte në ndërtim dhe gjatë asaj periudhe kontaktonte ndonjëherë me nënën e tij. 10 vite më pas, në vitin 2019 Pëllumbi kthehet në vendlindje dhe takon familjarët. Ai qëndron 5 ditë dhe më pas kthehet sërish në Kretë. Ishte gushti i vitit 2019 kur Pëllumbi realizon telefonatën e fundit me nënën, të cilës i kërkon që në shtator ta merrte edhe atë pranë tij në Kretë. Pas kësaj telefonate nuk dihet asgjë më për fatin e 41-vjecarit, Pëllumb Llaka. Të afërmit e tij në Kretë kanë kërkuar për Pëllumbin por pa rezultat. Nëna dyshon se i biri mund të ketë përfunduar në burgdhe prandaj ai ka shkëputur kontaktet me të gjithë.
O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.2%
-
Keq
58.7%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 426
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh
27 Tetor 2023, 14:15
-
I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni në Peqin, historia e trishtë e Merushe Gjuzit! Përpjekjet për gjetjen e së bijës në ‘Pa Gjurmë’ dhe sherri me bashkëshortin
21 Tetor 2023, 13:31
-
ZDF-ja gjermane kërkon ndihmën e programit ‘Pa Gjurmë’, një vajzë e vrarë në pyll mund të jetë shqiptare. Ja identikiti i saj…
17 Tetor 2023, 18:01
-
Historia dhe fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit, Agim Çeta! E bija kërkoi ndihmë në “Pa Gjurmë”
4 Tetor 2023, 17:10
-
Tiranë/ E bija kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', i moshuari gjendet i pajetë në Dajt pas katër ditësh i humbur
3 Tetor 2023, 18:46
-
Del për kafen e mëngjesit, nuk kthehet më në banesë. E bija: Vuan nga skleroza, 3 ditë asnjë gjurmë
2 Tetor 2023, 18:20