EKSKLUZIVE/ Pa Gjurmë gjen 9-vjeçarin! Nëna e rrëmbeu dhe e vishte si vajzë! Pas pak takimi i shumëpritur me babain (Erdhi nga SHBA)

TIRANË- Merr fund saga e zhdukjes prej dy vitesh, së nënë e bir gjenden Mirela dhe Bledi Zefi. Këtë të premte policia ka ndaluar 35-vjecaren bashkë ne të miturin në banesën në zonën e Laprakës në Tiranë, ku fshiheshin prej kohësh. 9-vjecari humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019 nga Amerika, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se të dy kishin hyrë në Shqipëri.

Më shumë se një vit,  "Pa gjurmë"  kërkoi dhe verifikoi në terren mjaft informacione, që mbërritën në shumë prej puntatave, por dëshmia e fundit e një personi, që kërkoi të mbetej anonim dha adresën e saktë ku fshihej prej kohësh 35-vjecarja me djalin e mitur. Imazhi i tanishëm i 9-vjeçarit thuajse nuk njihet, një djalosh me flokë të gjata dhe i trembur në momentin kur policia ka trokitur në derën e shtëpisë private, që ishte marr me qira nga nëna e tij.

Ky është momenti kur policia ka hyrë në banesë dhe ky është 9-vjecari me nënën e tij, e cila mesa duket nuk e ka pritur këtë moment.

Bashkë me të birin jetuan të fshehur. Ajo e la ti rriteshin flokët duke e veshur si vajzë ndërsa shume herë ndryshoi vendndodhjen sapo mësoi se kërkohej në program.

1622468187_zefi.jpg

Momenti kur babai takon të birin 9-vjeçar, Bledi Zefi 

Të dy janë shoqëruar në komisariatin nr. 6 për t'u marrë në pyetje, Mirela dhe Bledi Zefi kanë udhëtuar më pas në Shkodër, nënë shoqërinë edhe të një autoambulance, atje ku familjarët bënë edhe denoncimin për zhdukjen e tyre dy vite më parë.

Me urgjencë pasi ka mësuar këtë lajm, babai i 9-vjecarit ka prerë biletën nga Amerika dhe mesditën e kësaj të shtune ka mbërritur në Shqipëri. Një lajm i mirë që na gëzoi jo pak edhe ne, pasi prej kohësh ishim në kërkim. Pak kohë më parë stafi siguroi dhe një numër telefoni në emër të 35-vjeçares Mirela Zefit, e cila linte zilen të binte dhe nuk përgjigjej. Pas kësaj pati dhe një reagim nga prokuroria e Shkodrës, e cila sakaq nisi me Pa gjurmë bashkëpunimin.

Mirela Zefi krejt papritur u largua nga banesa e saj në Amerikë bashkë me të birin më 19 korrik të vitit 2019. Fillimisht mori një banesë me qira, pa i dhënë asnjë shpjegim bashkëshortit të saj Marin Zefit. Por fill pasi u njoftua nga gjykata për t’u paraqitur me datë 22 gusht të vitit 2019 lidhur me kujdestarinë që kishte kërkuar bashkëshorti ndaj fëmijës, Mirela  merr djalin dhe largohet menjëherë, një javë para se të zhvillohej seanca gjyqësore. Për afro 3 vite gjendja shëndetësore e Mirelës nuk ishte e mirë pasi kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin, ndërsa ishte ajo qe për dy vite humbi gjurmët duke u fshehur në Shqipëri.

Bledi Zefi

 

Djali me nënën e tij

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 29/05/2021 23:38

    Të vendosësh një titull të tillë për këtë histori të trishtë është me të vërtetë për të ardhur keq. Shikojeni këtë histori nga këndvështrimi i këtij fëmije i cili sipas jush është “rrëmbyer” nga nëna e tij dhe është viktima e vetme I gjithë këtij lajmi. Të gjithë si shoqëri duhet të tregohemi më të matur dhe më të zgjuar për të zgjidhur situata të tilla dhe të mos tregojmë heroizma të kota pasi ky fëmijë do ti këtë përgjithmonë prindrit e tij sido të jenë ata dhe cfare do që të bëjnë. Mbillni dashuri!

    Përgjigju
    • Loti: 01/06/2021 20:01

      Nga kendveshtrimi femijes s’shkon fare kjo pune: nena te çon ne kontinent tjeter, s’te len te shofesh baban, te vesh dhe mban si femer kur je mashkull, te nderron shtepi hera heres qe te mos te te njoh kush duke mos lejuar ne kte menyre te kesh asnje lidhje te qendrueshme me njeri tjeter sepse ajo ka probleme psikologjike e ka frike se te humbet.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat