'Pa Gjurmë' gjen një tjetër të humbur! Historia e 53-vjeçares që u gjet, humbi...dhe u gjet sërish

LEZHË- Një ngjarje e pazakontë ndodhi në puntatën e sotme të emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv. Kur u mendua se u gjet, 53-vjeçarja Flora Turmalaj humbi për të dytën herë. Pas denoncimit nga djali i saj, Edmondi në studion e "Pa Gjurmë", mbërritën fotot që solli një zonjë nga Lezha, e të cilat tregonin imazhin e gruas që po kërkohej. Ajo tha se e kishte njoftuar policinë dhe këta të fundit e kishin marrë duke e dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës.

Ky episod kishte ndodhur në orën 17:30 të ditës së sotme, konfirmuar edhe nga bluzat e bardha për gazetarin, Elvis Hila. Gëzimi u shua në pak minuta pasi u mësua se 53-vjeçarja, pas kontrollit mjekësor ishte lënë e lirë. Moskoordinimi i dy institucioneve, polici-spital, kishin lënë mes 4 rrugëve një grua e cila humbi për herë të dytë. Ajo ishte denoncuar si e humbur nga familjarët që ditën ajo u zhduk me datë 28 janar. Emisioni Pa Gjurmë siguroi edhe një video të kamerave të sigurisë së një lokali në Rrugën e Durrësit që kanë fiksuar largimin nga Tirana të 53-vjeçares, të cilat shërbyen si indicie për të vërtetuar dyshimet se ajo nuk ndodhej në kryeqytet.

Kamerat e sigurisë tregojnë lëvizjet e fundit nga Tirana

Odiseja e humbjes për herë të dytë përfundoi kur më në fund, pas një transmetimi për më shumë se një orë "live" me apelin dhe këmbënguljen e vazhdueshme të "Pa Gjurmë" për të arritur në gjurmët e 53-vjeçarjes. Teksa "Pa Gjurmë" vijonte transmetimin me historinë e 53-vjeçares, polica e Lezhës kishte nisur kërkimet ku fatmirësisht u bë e mundur gjetja e Flora Turmalaj, në një zonë periferike. Ajo është shëndoshë e mirë, por është dërguar në urgjencën e spitalit për një kontroll mjekësor. Mes lotëve, vajza e 53-vjeçares falenderoi personat që kishin dhënë informacione për gjetjen e nënës së saj, e ndërsa djali i cili ishte në studio, nuk mundi të fliste pasi u "pushtua" nga emocionet.

"Unë jam nisur me babin, rrugës për në Lezhë. kemi biseduar me shefin e Komisariatit në Lezhë dhe na ka konfirmuar se ndodhet në Komisariat  dhe ndodhet në duar të sigurta. Duam t'i takojmë ato zonja që kanë dhënë informacion, t'i falenderojmë personalisht. Shumë faleminderit, qytetarëve të Lezhës, vëllait tim që është aty", tha vajza e 53-vjeçares.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi

GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi