’Pa Gjurmë’ i gjen vajzën gruas në Gjirokastër: Më la në jetimore, përfundova e trafikuar

 

Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV publikoi pak ditë më parë kartën e identitetit të një zonje 63-vjeçare e cila bën jetën e një endacakeje në qytetin e Gjirokastrës. Dëshmitari Gazion Gorici kërkoi ndihmën e programit duke vënë në dispozicion edhe një video të Ferasete Dervishit për t’i gjetur familjarët. 63-vjeçarja nga Donbrenja e Lushnjes me probleme të shëndetit mendor nuk mbante mend asnjë të dhënë për të shkuarën e saj. Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, shumë informacione mbërritën gjatë transmetimit live, ndërsa këtë martë ’Pa Gjurmë’ dha lajmin e gjetjes. Pasi zbuloi çertifikatën familjare të Ferasetes, u mësua se ishte nënë e tre fëmijëve. Pas investigimeve stafi ra në gjurmët e një prej vajzave, e cila jeton në Itali dhe nuk kishte dijeni për jetën që bënte nëna e saj. Në një lidhje me skype nga Italia, Antoneta Mesiti sqaroi se kishte shumë vite që nuk ishte takuar me të ëmën dhe se ishte rritur në jetimore pasi ajo e braktisi. Pas divorcit të prindërve babai u rimartua, ndërsa askush nuk mësoi vendndodhjen e Ferasetes, deri në momentin kur në program u bë publik imazhi i saj. E bija tha se vetë kishte patur një jetë të vështirë, ndërsa ishte trafikuar në shtetin fqinj.

’Nuk e kam takuar kurrë nënën time. Jam larguar që e vogël nga Shqipëria, që kur mbërrita në Itali dhe gjuhën e kam harruar, pasi kam vite që jetoj këtu. Isha e vogël kur më hodhën në rrugë dhe përfundova në jetimore.Ndërsa vëllai im shkoi të jetojë me babain. Nga shtëpia e femijës me ka marrë nje djalë e më trafikoi në Itali.Vitin e parë kam bërë një jetë jo shumë të mirë. Me vëllain kam kontakte të rregullta. Ai nuk ka qenë kurrë i interesuar për të gjetur nënën, sepse dhe atë si unë nëna e braktisi duke ia lënë Gani Mesitit. Nga çertifikata familjare rezulton që ne kemi edhe një motër tjetër me emrin Alketa-tha e bija

Të ndarë prej vitesh, një nënë që i braktisi fëmijët e saj, sot për ironi të fatit ka mbetur e vetme.

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani