'Pa gjurmë'/ Ndahet nga gruaja, do të takojë vajzën, babai: Ish-vjehrri më kërkoi 200 euro që t'a shihja

Një përballje e vështirë në studion e “Pa gjurmë”. Një baba në kërkim të vajzës së tij, pas ndarjes me bashkëshorten e tij. Arbeni kërkon të takojë të bijën, ndërkohë që e ëma dhe gjyshi i vajzës nuk e lejojnë që ta takojë pavarësisht vendimit të Gjykatës. Në studion e “Pa gjurmë”, vetë babai, Arbeni, ka thënë se ish-vjehrri i tij i ka kërkuar para për t’a lejuar që të takojë vajzën.

Ndërkohë që këto deklarime janë hedhur poshtë nga ish-vjehrri i Arbenit, i cili në një lidhje telefonike me emisionin, ka thënë se mbesa është rritur nga ai vetë dhe se babai nuk ka të drejtë që t’a takojë.

Arbeni: Jam ndarë dhe vajzën nuk e takoj dot më. Ish-Vjehrri më kërkoi para, 200 euro që t’a takoja. Dua ta di se ku është.

Ish-Vjehrri i Arbenit, Zef Nikaj: Nuk dua t’a takoj më atë plehrë. Vajza është martuar dhe s’do më që t’i dëgjojë as zërin. Nuk dua më që të më shqetësoni. Ai është familje e degjeneruar, më braktisi vajzën.  E kam rritur atë fëmijë si sytë e ballit. Ai këlysh kurve. Vajza ka vazhduar jetën e saj, unë s’di gjë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë