'Pa gjurmë'/ Në kërkim të prindërve biologjik, i riu rrëfen historinë e babait të birësuar: Dimë që ka jetuar në Korçë

“Përshëndetje, po iu shkruaj meqenëse misioni juaj është humanizmi për të bashkuar ato shpirtra që janë të ndarë prej kohësh... Do kisha shumë dëshire t’ju prezantoja edhe me rastin e babait tim, i cili është rritur jetim e gjer më sot nuk i ka njohur familjen që e solli në jetë, pavarsisht kërkimeve që unë kam bërë, nuk kam arritur t’ja heq atë brengë që gjithkush prej nesh do e kish’ nëse do ishte në vendin e tij... Do iu kërkoja thjesht të më ndihmoni me aq sa mundësi për gjetjen e prindërve biologjik të tij, pasi nuk do dëshiroja kurrësesi që ai të largohej nga kjo botë me atë brengë në shpirt…”

Kështu nis mesazhi dërguar në adresën e Facebook-ut në emisionin ’’Pa gjurmë’’, nga Algert Prifti, cili kërkon që të gjejë rrënjët e familjes, së gjyshërve nga babai.

Luan Prifti është babai Algertit, i cili ka një brengë në zemër të gjejë prindërit biologjik ka lindur më 22 korrik të vitit 1955, me vendlindje në Shkodër dhe me vendbanim në Lozhan të Korçës sipas certifikatës. 63-vjeçari u birësua nga shtëpia e fëmijës Vlorë në vitin 1961 nga Kristaq dhe Asprie Prifti nga Bubullima e Lushnjes në moshën 4-vjeçare.

Në studion e “Pa gjurmë”, djali i tij Algerti ka rrëfyer historinë e të atit që i ka i treguar në moshën 15-vjeçare.

"Babai u la në shtëpinë e fëmijës në Vlorë nga një person me emrin Jorgji Azisllari, i cili dyshohet se mund të jetë një person shumë i afërt i Luani apo ndoshta dhe vetë babai i tij biologjik. Prindërit e tij birësues nuk kishin fëmijë. Gjyshi kishte shkuar në Tiranë për të adoptuar një fëmijë. Atje nuk ia pranojnë kërkesën dhe rrugës për në shtëpi takon një person që i thotë se do të të ndihmoj unë. Ishte oficer. Shkojnë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë dhe ku personi tha: Hajde Luan se të ka ardhur babai. Babai e ka marrë vesh të vërtetën që 14-vjeç, ia tregoi gjyshi. Vajti dhe e pyeti vetë ai pasi dëgjonte vazhdimisht që e kishin marrë. Kur ishte ushtar më thoshte që kishin kërkuar që ta takonin por nuk e linin që të dilte," - rrëfeu për emisionin Algert Prifti.

“Dua thjesht t’i gjej, të di çfarë kam vëllezër apo motra. Të njoh rrënjët e mia,”- tha gjatë një lidhje telefonike Luan Prifti.  

Pas kërkimeve të “Pa gjurmë” dyshojmë se babai i Luan Priftit është nga Korça, ndërsa nëna është nga Shkodra. Prindërit janë ndarë dhe nëna është detyruar që ta lëjë në shtëpinë e fëmijës. Dyshohet se ka qënë gjyshi nga nëna është personi që e ka dorëzuar në shtëpinë e fëmijës në qytetin e Vlorës dhe ka përdorur një emër të rremë.   

Çertifikata e lindjes

Luan Prifti 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim