'Pa gjurmë'/ Nipi në kërkim të gjyshit të arratisur, 87-vjeçari nuk pranon të lidhet me familjen në Shqipëri

Në emisionin e sotëm të “Pa gjurmë” u trajtua historia e Jashar Alushit, i cili u arratis në 1957 drejt Greqisë. 62 vjet nga arratisja e tij, Jashari kërkohet nga nipi i tij.

Emisioni i plotë

Po si u arratis në kohën e komunizmit Jashar Alushi?

Jashar Alushi nga fshati Shalës i Sarandës me detyrë kapter në repartin ushtarak, në qytetin bregdetar ishte i martuar me Myzejen Alushin, e cila solli në jetë tre fëmijë. Djalin e parë me emrin Ylli që u shua i vogël, ndërsa u nda nga jeta kur ishte ende fëmijë. Ylli ishte djali tjetër i familjes Alushi, të cilët ata vendosën ta quanin kështu pas humbjes së djalit të parë. Arbeni gjithashtu ishte djali i tretë në familje. Familja e Jashar Alushit sëbashku me vëllain e tij Rifatin u internuan për motive politike dhe u transferuan në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Jashari fillon përsëri punë në repartin ushtarak të fshatit Bardhaj. Në shtëpinë e familjes Alushi vjen një telegram nga Tirana ku thuhej se Jashar Alushi duhet të paraqitej në gjyq. Jashari diçka kishte nuhatur, ndërsa në mbrëmje bisedon më bashkëshorten Myzejenin dhe i thotë se duhej të largohej drejt Sarandës, për tu takuar me disa shokë të tij, duke i lënë të kuptonte se ndoshta edhe nuk do të kthehej më. Jashari niset drejt Sarandës me shokët e tij Xhelil Halili, Shaban Vilaj dhe disa persona të tjerë me destinacion arratisje për në Greqi. Pas afro një muaj nga arratisja sigurimi i shtetit shkon në shtëpinë e familjes Alushi, në kërkim të Jasharit, duke bërë dhe kontroll në banesë.

Jeta vazhdoi, me një bashkëshort të arratisur, 5-muaj më pas bashkëshortja e tij Myzejeni rimartohet.

8 vite nga arratisja ishte viti 1965 kur në familjen Alushi vjen një telegram:

”Jam Jashari jam i martuar me Vasilikën nga Greqia dhe kam një vajzë 5-vjeçe që quhet Zana”.

Pas këtij telegram dhe detajet nga e gjithë kjo histori iu tregua familjarëve nga një prej dy bashkëudhetarëve të Jasharit në arratisje, Xhelili. Kur ky i fundit u kthye në Shqipëri pas viteve 90-të pohoi se vetë jetonte në Bruksel, Shabani në Suedi ndërsa Jashari ishte rimartuar dhe kishte dy fëmijë të tjerë. Ai bëntë një jetë të ndarë mes Athinës dhe Suedisë dhe 10 vite që punonte si kamarier dhe banakier, 20 vite në një fabrike gomash. Me vete shoku i tij Xhelili kishte dhe disa dhurata, duke i dërguar të fala, që Jashari ia dërgonte familjes. Kjo dëshmi vërtetoi e para faktin se Jashari ishte gjallë.

Tashmë 87-vjeçari Jashar Alushi që ne kërkojmë jeton në Malmo të Suedisë. Nga të dhënat dhe kërkimet stafi i emisionit ka bërë, Jashari bën një jetë të ndarë mes Greqisë dhe Suedisë.

Stafi tenton që të lidhet me Jashar Alushin nga Suedia por ai nuk ka pranuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja