'Pa gjurmë', përballja e çiftit Muçi, bashkëshorti: Dafina më tradhtonte, ja mesazhet dhe fotot erotike në FB

Dafina dhe Jonid Muçi nga Kruja, prindër të 3 fëmijëve, ishin personazhet e emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv.  Të martuar në vitin 2008, por që prej disa muajsh të ndarë, historia e tyre ka marrë një tjetër rrjedhë. Drama sociale e familjes ka prekur edhe fëmijët e mitur.

Bashkëshortja Dafina tha në emisionin e kaluar se dilte në chat-line në Facebook, pasi një gjë të tllë ia kërkonte Jonidi për të joshur persona të tjerë kundrejt përfitimeve monetare. I pranishëm vetë në studion e "Pa gjurmë", Jonidi e mohon diçka të tillë dhe thotë se Dafina shkëmbente mesazhe dhe foto erotike në Facebook pa dijeninë e tij.  

Abuzimi seksual i djalit 7-vjeçar
Por ajo që e bën edhe më dramatike gjendjen e kësaj familje është abuzimi seksual ndaj djalit 7-vjeçar nga një person i cili siç shprehet i ati Jonid Muçi nuk ka marrë ndëshkimin ligjor. Ai fajëson gruan për këtë. 

Djali im është abuzuar seksualisht sepse gruaja ime merrej me dashnorin... I kanë futur një shëringë dhe është vërtetuar me laborator, por zotëria nuk është dënuar. Zonja Dafina i ka torturuar fëmijët në maksimum. 

Jonid Muçi

Përballja e dy ish-bashkëshortëve në "Pa gjurmë"

Jonid Muçi: Nuk e kam dhunuar. Ajo nuk donte familjen time, nuk respektonte mamanë time, as me kushërinjtë e mi. Konflikti i parë që ka nisur ka qenë një nuse e djalit të xhaxhait tim që kjo bëri gjeste xhelozie. Dhe plasi debati mes atyre të dyve, ajo sot nuk jeton. U ktheva nga Italia të muajit të kaluar, kjo i la fëmijët aty dhe iku. E kam telefonuar dhe i kam thënë kthehu se fëmijët kanë nevojë për nënën. 

Drejtuesja e emisionit, Odeta Dume: Bashkëshortja ju akuzon se e keni përdorur në rrjetet sociale...Ndërkohë ju keni sjellë disa foto.
Jonid Muçi: Unë isha në dhomën e pritjes kur i thirra Dafina eja këtu dhe i them pse i fshive mesazhet nga telefoni. Këtë histori unë e kam marrë vesh fshehurazi. Ka qenë fundi i janarit kur e kam marrë vesh unë punën e mesazheve. Ditën e ditëlindjes zbulova që po më tradhtonte. I thoshte me mesazhe atij që kam këtë budallin këtu, flasim më vonë. Kjo i shkruante dhe unë i shihja se çfarë shkruante kjo. I kam thënë që do marr dajën tënd dhe të ikësh në shtëpinë tënde. Më tha mos i trego kujt se do vras veten. I kam thënë s'ke pse vret veten... Kjo ecte me idenë se unë nuk e kisha Facebook-un. Kur isha në Itali. Nga ana tjetër e telefonit isha unë...i shkruante atij por i lexoja edhe unë.

Dafina: Prindërve të tu kurrë nuk iu kam rënë në qafë. Të kam mbrojtur. Nënën tënde e kam dashur shumë. Nëna jote më ka thënë të kam vajzën time dhe jo nuse. 

Jonid Muçi: U varros dhe nuk erdhe në varrim. Ka dy vite e gjysmë dhe ti sot nuk e di ku e ka varrin nëna ime. E dini kur ra tërmeti para disa ditësh, kjo me një djalë nga Mamurrasi...

Drejtuesja e emisionit, Odeta Dume: Keni nisur një lidhje tjetër pa mbyllur divorcin me bashkëshorten...Gjyqi është në datën 30 tetor...

Jonid Muçi: Kjo më akuzonte gjithmonë që shkoja me k**rva...

Dafina Muçi: Nëse do divorcin, dua shtëpinë për fëmijët. Dhe pastaj ik nga të duash Jonid. Unë ndryshe divorcin nuk ta jap. 

Jonid Muçi: Boll ma ka nxirë jetën. S'ka lënë shpifje, budalliqe, s'ka lënë gjë pa thënë për mua dhe s'ka lënë gjë pa bërë. 

Avokati: E rëndë është abuzimi seksual me djalin 7-vjeçar. ai që ka kryer këtë vepër duhet të marrë dënimin e merituar sipas Kodit Penal që parashikon 7-15 vjet burg. Dramat më të rënda janë ndaj fëmijëve të mitur. I duhet një kohë e gjatë të rehabilitohet. Janë tre fëmijë dhe kujdestaria do ndahet mes prindërve.

Jonid Muçi: Djali po e kalon shqetësimin, por po e imponon ish-bashkëshortja duke i folur gjithçka kundër meje. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maliqi: 26/10/2018 21:11

    Jan terbuar maloket qekur kan zbritur nga kullat.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 26/10/2018 19:58

    Varferia horllek dhe maskarallek sjell!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën