'Pa gjurmë'/ Rikthehet historia e Bleona Matës, nëna: Kemi infomacione se ndodhet në një vend fqinj

'Pa gjurmë'/ Rikthehet historia e Bleona Matës, nëna: Kemi infomacione se ndodhet në një vend fqinj

Bukurie Veizi

Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj bëri bujë në media me kërkesën e vazhdueshme të nënës për të mësuar mbi fatin e 6 vjeçares asokohe. Bleona sot është 14 vjece.

Kjo histori rikthehet në vëmendje të oponinit publik me kërkesën e nënës Bukurie Veizi, e cila shprehet se është e gatshme të shkojë edhe në fund të botës për vajzën e saj. Arsyeja e ardhjes në studion e "Pa gjurmë" lidhet me sinjalizimet e vazhdueshme që nëna e Bleonës ka marrë që lidhet me vendodhjen e mundshme të vajzës, sot një adoleshente.

Kam informacione të reja se vajza është në një vend fqinj. Kush e ka parë dhe kush di të më japë informacionin e saktë. Unë për Bleonën nuk e kursej dhe jetën. Dua vetëm t’i dëgjoj zërin dhe asgjë tjetër dhe ta di se si është. Por nuk tregoj shumë detaje.  

Bukurie Veizi, nëna e Bleonës

Një ndër arsyet që nëna ka kërkuar që ta mbajë të fshehtë këtë informacion është pasi më herët edhe të tjerë kanë përfituar nga rasti i Bleonës.

Një emigrant shqiptar, nga Londra i kishte pohuar se e ka parë Bleonën dhe se i ka dërguar edhe një foto, sesi ishte ajo sot. Ndërsa një person nga Maqedonia pretendon se e ka kaluar ai të miturën matanë kufirit dhe i  ka kërkuar 25 mijë euro për t’i mundësuar takimin me vajzën. Por a është vërtetë ajo Bleona Mata?

I ngjan shumë vajzës sime. Vajza është në Londër. E kanë regjistruar me emin Elif dhe e kanë rritur një vit më shumë. Më ka dhënë shumë detaje dhe më tha që mua më paguajnë vetëm për t’i blerë ushqim vajzës. Më kërkoi para dhe i çova sepse më tha që do të më kalonte vajzën në telefon. Por ishte një mashtrues. Policia më tha që e kishin kapur por ai nuk kishte asnjë informacion për ngjarjen.

Bukurie Veizi, nëna e Bleonës

Pas humbjes së vajzës së saj, Bukuria fajësoi Begzim Isën dhe një vajzë 14-vjeçare të quajtur Qamile për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleonës.

Vajza ime e vetme nuk gjenden askund. Vajzat nuk treguan krimin. Kam dyshime se vajza ka kaluar në Kosovë. Begzimi mori djalin e tezes së tij, çfarë mund të pritet tjetër nga ai njeri? Nga 5 vajzat kërkoj vajzën time. Halla e vajzës më thotë se kishte dëgjuar një fërshëllimë. Dhe në atë moment vjerra ime e ka parë një person me kapuç në kokë dhe me çantë në mal pas vajzave. 

Bukurie Veizi, nëna e Bleonës

Begzim Isa u arrestua në vitin 2013 nga policia e Kukësit, pasi kishte rrëmbyer e mbajtur peng për disa orë një fqinj të tijin vetëm 8-vjeç me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Falë ndërhyrjes së uniformave blu, 8-vjeçari u la i lirë dhe i shpëtoi trafikimit. Afërsia dhe të qenit nga e njëjta zonë ku ka humbur Bleona, bënë që policia të dyshojë për përfshirjen e Begzim Isës në zhdukjen e Bleonës, por kjo akuzë nuk u arrit që të provohej.

Ndërkohë avokati Eduart Mullaraj, i pranishëm në studio u shpreh se Qamilja duhet të arrestohej për shkak të moshës por gjithmonë në praninë e një psikologu pasi për sa kohë fëmija nuk është gjetur do të thotë që është kryer një vepër penale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime