'Pa Gjurmë' zbulon familjen e vajzës jetime/ Tronditet 30-vjecarja kur mëson lajmin: Nënë nuk do të takoj më kurrë…

Këtë mision të vështirë e mori përsipër tezja e saj, e cila zbuloi këtë sekret të familjes, pasi ndoqi në program historinë e 30-vjecares. Fatjona, e cila sot jeton në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial në Durrës, pasi ka lindur me zhvillim të vonuar, ia besoi historinë e jetës emisionit ’Pa Gjurmë’.

Kam shumë nevojë për dashurinë e nënës. Dua vetëm t’i dëgjoj zërin e telefonit ta përqafoj nuk dua ti prish jetën. Mama të lutem më ka marrë shumë malli kam nevojë të komunikoj me ty më ke lënë të vogël, gjithsesi unë të dua nuk të kam harruar"

Pas zbulimit të këtij sekreti mbajtur kycur për 30 vite me radhë, ’Pa Gjurmë’ mësoi se nëna e saj Elvira e solli në jetë nga një lidhje dashurie me një djalë, i cili e braktisi më pas. Ajo e lindi vajzën në spitalin e Korcës, në vitin 1990, pas shtatzanisë që u mbajt sekret edhe në familje. Ata e martuan Elvirën me një tjetër djalë, martesë nga e cila solli në jetë edhe dy vajza të tjera, të cilat nuk mësuan kurrë për ekzistencën e Fatjonës. Ishte e vështirë edhe për stafin kur në të njëjtën kohë do t’i komunikonte Fatjonës edhe një lajm të hidhur. Ndërsa e kërkoi për afro një vit në program, 30-vjecarja mëson se nëna biologjike kishte ndërruar jetë 13 vite më parë, pas diagnostikimit me kancer në vitin 2007. Vajza e ciltër me zemër të mëdha përjetoi emocione të shumëfishta. Jo pak emocionues ishte edhe komunikimi live, pas 30 vitesh i mbesës me tezen. Kjo e fundit mori përsipër këtë mision të vështirë, pasi motra e saj e ndjerë mbajti të fshehtë përgjithnjë identitetin e babait biologjik të 30-vjecares. Suspansës që u krijua në studio dhe dhënies së këtij lajmi, nga moderatorja Odeta Dume i dha nota humori edhe  komunikimi i ciltër i Fatjonës me tezen e saj.

 

Fatjona Keco: Tezeee

Suela Asqeriu: Biri im

Fatjona Keco: Si ke qenë?

Suela Asqeriu: Mirë po ti?

Fatjona Keco: Ku jeton ti?

Suela Asqeriu: Në Itali

Fatjona Keco: Të lutem do vish të më takosh kam nevojë për ty. Kur do vish në Durrës ? Më ka marrë malli edhe për ty

Suela Asqeriu: E di, prandaj e mora këtë hap të rëndësishëm. Unë ju falenderoj nga zemra. Faleminderit që ma bëtë të mundur të gjej mbesën. Kanë kaluar gjithë këto vite dhe humbja e motrës ishte tragjedi e madhe. Unë gjeta atë që kërkova

Fatjona Keco: Do më marrësh në Itali mua? Suela hajde për Vit të Ri.

Suela Asqeriu: Ju falenderoj nga zemra që më dhatë mundësinë për ta gjetur mbesën

Fatjona Keco: Teze kur të vish merri dhe motrat se më ka marr malli shumë. Nëna më ngjan shumë mua

30-vjecarja u rrit në shtëpinë e fëmijës në Sarandë, ndërsa u transferua në vitin 2014 në Qendrën e Zhvillimit Rezitencial në Durrës, nga ku i është ofruar jo vetëm një strehë e ngrohtë por edhe një mundësi punësimi. E shoqëruar edhe nga kujdestarja e saj në studio, Bedrie Gera e cila e ka rritur, Fatjona nuk rresht së falenderuari edhe për atë që e quan një familje. Ndaj ajo iu drejtua tezes me këto fjalë:

Teze kur të vish do takosh edhe kujdestaren e qendrës se e kam si nënë, edhe vëllain tim të madh drejtorin"

Në fund të programit ’Pa gjurmë’ i premton Fatjonës se do të nis kërkimet për t’i gjetur edhe babain biologjik.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet sjellin bilanc 'lufte' këtë fillimvit, a duhet të konsiderohen si vrasje rrugore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Kjo është dita juaj për të qenë me fat', horoskopi për ditën e sotme