Pa Gjurmë/ Zhduket 21-vjeçari nga Kuçova, numri telefonit zbulon vendndodhjen e tij

Edison Bako është 21-vjeçari i cili rezuton i humbur që prej 5 shkurtit të 2022. I riu nga Kuçova ndodhej në shtetin gjerman që prej fillimit të muajit tetor të një viti më parë. Në një lidhje live e motra Mimoza Bako tha se kur foli për herë të fundit me vëllanë ai i kishte pohuar se po tentonte të kalonte ilegalisht drejt Anglisë, aty ku ndodheshin edhe shokët e tij.

’Me mua ka komunikuar për herë të fundit më 5 shkurt. Folëm gjatë dhe nuk më dukej i shqetësuar. Nuk më tregoi se në cilin qytet të Gjermanisë ndodhej në atë kohë, por se ishte në shoqërinë e disa shokëve me origjinë nga veriu i Shqipërisë. Nuk më tregoi për emrat e tyre, por di që nuk ishin njohur më parë.Edhe pse e kishte shkelur afatin e qëndrimit 3-mujor në Gjermani ai po tentonte të kalonte ilegalisht drejt Angli. Dy javë pasi kishim humbur kontaktet në telefonin tim më erdhi një zile nga një anglez, por nuk përgjigjej askush. E kam provuar edhe sot e kësaj dite atë numër dhe ai vazhdon të jetë i hapur, por nuk përgjigjet njeri. 

Për prindërit e tij Myslim dhe Sofie Bako, Edisoni është një djalë i qetë, por i mbyllur në vetvete. Edisoni, djali i vetëm  kishte emigruar pa aprovimin e tyre. Babai në mesazhin e tij ngre edhe dyshime.

’Me mua edhe mund të jetë mërzitur, se nuk doja ta lija që të shkonte jashtë vendit. Ishte njeri i qetë dhe jo djalë që përzihej me punë të pista, megjithatë nuk e dimë se çfarë bënte atje. Shpresoj të jetë mirë dhe ta gjejmë’. 

Kush ka ndonjë informacion në lidhje me 21-vjeçarin Edison Bako ju lutemi të na kontaktoni në:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15:30-17:00

 

O.D./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti