‘Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 35-vitesh, jetimi 'mbytet' në lot kur ia dëgjon zërin! Nëna: Ke qenë sekreti im, të kam pasur gjithmonë në zemër

35 vite nuk pati asnjë kontakt me nënën që e solli në jetë, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV njeh për herë të parë imazhin e saj. Kjo ëndërr e bërë realitet përloti në studio Aleksandër Çokën dhe jo vetëm, historia prekëse e tij përcolli live mjaft emocione. Pak ditë më parë i riu nga Kukësi iu drejtua programit, ku kërkonte të gjente rrënjët biologjike, pasi u braktis nga L.Ç ditën që e lindi më 27 prill të vitit 1986. Rrëfimi prekës i të riut që u birësua nga çifti Xhem e Fatime Çoka solli reagimin e mjaft qytetarëve, të cilët më dëshmitë e tyre dhanë informacione të vlefshme mbi këtë histori. 

Kjo bëri që stafi ’Pa Gjurmë’ të niste kërkimet fillimisht në qytetin e Shkodrës, aty ku gjeti trungun familjar të familjes Çekiçi. Pal Çekiçi, daja i Aleksandërit, e priti ftohtë takimin me gazetarët. Biseda me të nuk ishte e lehtë, pasi kontaktet ishin ndërprerë që ditën kur e motra u mohua prej familjes. Ai nuk dinte çfarë kishte ndodhur me jetën e saj, por dha një vendndodhje të mundshme të së motrës. 
Sapo kishte rënë errësira, pas disa orë kërkimesh gjendet banesa e 62-vjeçares në Fushë-Arrëz, e cila u shokua nga kjo vizitë e papritur. Fjalëpak, ajo nuk e fshehu brengën për djalin që e la 35 vite më parë në shtëpinë e fëmijës Shkodër, por për të ky kishte qenë sekreti i jetës. 

Jam e shokuar sepse nuk e prisja vizitën tuaj. Ky ka qënë një sekret nga ana ime, nuk e kam ndarë me askënd. Unë jetoj vetëm, pasi burri më ka vdekur. Kam edhe tre fëmijë të tjerë. Mua me braktisën kur mbeta shtatzënë para 35 vitesh. Në fillim ishte babai i fëmijës dhe më pas familja ime. Unë kam humbur cdo kontakt me familjen time. Nuk di cfarë të them…nuk e mohoj dot atë fëmijë…’-duke fshirë lotët shprehet nëna biologjike e Aleksandërit.

Ajo nuk nguroi të ngrinte receptorin e telefonit në minutata e fundit të programit për t'i dëgjuar zërin të birit, ku ky i fundit iu drejtua me fjalë zemre.

Aleksandër Çoka:  Jam shumë i lumtur që të gjeta (loton)
L.Ç: Të lutem e kam shumë të vështirë të flas 
Aleksandër Çoka: Unë të dua shumë 
L.Ç: Edhe unë të kam pasur gjithmonë në zemër, por kam pasur të tjera shqetësime
Aleksandër Çoka: Nuk të gjykoj për asgjë nënë

Moment prekës ishte edhe ai kur moderatorja Odeta Dume i tregoi fotot e nënës, ku 35-vjeçari nuk mundi t’i mbante lotët.
Aleksandër Çoka ka humbur nga kjo jetë të dy prindërit birësues dhe sot jeton i vetëm. Ai punon në një kompani private, ndërsa mbështetje të madhe ka dajën nga nëna birësuese, i cili e ndihmoi gjatë në përpjekjet e tij të vazhdueshme për gjetjen e nënës biologjike. Mesa dukej në gjithë këtë histori, një fëmijë i pafajshëm si ai kishte qenë ’shkaktari’ i braktisjeve te njëpasnjëshme, burri braktisi gruan shtatzënë, familja dëboi nga shtëpia nënën, dhe kjo e fundit foshnjen në jetimore. Nje mision i mbyllur me sukses ky i sotmi, duke falenderuar gjithë shikuesit e ekranit të Report Tv që ndihmuan me informacione dhe bënë të lumtur jetimin nga Kukësi.

 

 

 

Emisioni i plote dhe momente prej tij

O.D.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B*3: 01/12/2021 17:10

    O Zot, lavdia te qofte! Bej qe ky djale te takoje nenen e tij, qe burri dhe femijet e saj ta pranojne kete djale, sepse eshte bekim! Do ju lutesha familjareve te zonjes, ta pranojne ne gjirin e tyre! Ne familjen tone, axha vdiq nga kanceri kur nusja e tij ishte shtatezane. Ajo u rimartua me bekimin e gjysherve, dhe gjysherit e pranuan deri sa ishin gjalle ate grua bashke me burrin e saj te dyte dhe kemi shkuar e shkojme me ta mjaft mire. Hapini zemren dhe deren ketij djali te mire.

    Përgjigju
  • GOLI: 01/12/2021 08:57

    SIMBAS SHENIMIT,ÇUNI ESHTE ME XHAN TE PASTER,DASHURIA E ÇUNIT PER MEMEN ESHTE PERMALLUES DHE ÇILTERT....POR-AJO E ASHTUQUAJTURA MEME ESHTE NJE DREQ I MASKUAR NE TE THENEN MEME....S'DO TA KETE SIKLET PERSERI PER TA TRADHETUAR ÇUNIN.

    Përgjigju
  • Prindi: 30/11/2021 20:37

    Bravoooo emisionit te nderuar,bashkim zemrash,zoti ju rujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja