‘Pa gjurmë’/ Kreu burg për dhunë në familje, zhduket 45-vjeçari Zek Prenga, dyshohet se është gjetur i vdekur në Sarandë

Në emisonin “Pa gjurmë” ditën e sotme është trajtuar historia e  Zek Prengës, i cili rezulton i humbur që prej 21 nëntorit të vitit këtij viti. 45-vjeçari nga Gojani i Madh i rrethit të Pukës.

I martuar me Vera Prengen ai është babai i 7 fëmijëve, ndërsa punonte si motorist me lëndë drusore për të mbajtur familjen. Sot ai nuk është pranë tyre, ndërsa u zhduk pa lënë gjurmë nga fshati Krrabë-Berishë. Familja Prenga ka një histori të gjatë vështirësish ekonomike pasi Zefi, kryefamiljari herë pas here mbetej edhe papunë.

Sot ai nuk gjendet pranë familjes, në kërkim të të cilit është i vëllai i tij Pal Prenga. Familja nuk ka mundur të komunikojë me të ende edhe sot edhe pse kanë marrë informacione kontradiktore lidhur me vendodhjen e mundshme të 45-vjeçarit, pasi ai nuk kishte asnjë mjet komunikimi me vete.

Në studio ka qënë vajza e tij, Anxhelina Prenga e cila ka rrëfyer edhe takimin me të atin me të cilin kishte diskutuar lidhur me divorcin e tij me të ëmën. Gjatë rrëfimit të saj në studio, ajo u shpreh se i ati ushtronte shpesh herë dhunë mbi familjen dhe për këtë arsye e ema e kishte denoncuar në polici. 

“Fëmijëria ime ka qënë jo e mirë, nuk është mirë që prindërit të jenë të ndarë. Nëna e ka denoncuar në polici për dhunë. Ka qënë në burg por unë nuk kam qënë këtu. Kur doli nga burgu u rikthye në familje por në shtëpi nuk gjeti njëri pasi mami dhe vëllezërit dhe motrat ikën për azil në Francë. Jetonte vetëm. Nuk kisha kontakte me të pasi jetoja në Greqi. Në 15-20 tetor se mbaj mend mirë kaloi nga shtëpia ime dhe ka ardhur vetëm një herë. Vetëm atë herë e kam parë nuk e kam parë më. Folëm për divorcin dhe asgjë tjetër,”- rrëfeu e bija. 

Në studio ka qënë edhe i vëllai, Pal Prenga, i cili do të niset drejt Sarandës për të identifikuar nëse kufoma që është gjetur më 19 dhjetor është 45-vjeçari. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë